Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Lëkura e thatë

Informacion i përgjithshëm

Lëkura e thatë është një problem shumë i zakonshëm, veçanërisht gjatë plakjes.

Shtresat e jashtme të lëkurës tuaj janë të përbëra nga qelizat e lëkurës, vaj dhe ujë. Kjo pengesë e lëkurës, mund të prishet për shkak të veshjeve dhe mjedisit të jashëm, p.sh. nga era, dielli, larja e shpeshtë ose ekspozimi ndaj substancave irrituese.

Kur kjo ndodh, vaji dhe uji largohen nga lëkura juaj, duke shkaktuar tharjen e lëkurës dhe ndonjëherë kruarjen. Lëkura juaj mund të bëhet e thatë dhe lëkura e thatë mund të jetë e dukshme.

Dushet ose banjot me ujë të ngrohtë për një kohë të gjatë, përdorimi i një sasie të madhe sapuni ose shpenzimi i një kohe të gjatë në ajër të thatë, si p.sh. në dhoma me ajër të kondicionuar, mund ta thajë lëkurën tuaj.

Lëkura e thatë zakonisht është më shumë problematike në dimër; qëndrimi pranë ngrohësve ose zjarrit dhe përdorimi i një batanije elektrike mundet gjithashtu të ndihmojë në shkaktimin e saj.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse lëkura juaj është e thatë, e kuqe ose e përflakur;
  • Nëse keni një skuqje të lëkurës;
  • Nëse keni arna të trasha të lëkurës apo luspa të argjendta në lëkurën tuaj;
  • Nëse personi me lëkurën e thatë është një fëmijë.

Këshilla mbi trajtimin

  • Përdorni shpesh një krem trupi; përdorimi i tyre e bën lëkurën më të butë;
  • Bëni banjo apo dushe më rrallë (njëherë në ditë është e mjaftueshme) dhe përdorni ujë të vakët;
  • Pas banjos apo dushit, thani trupin tuaj (mos e fërkoni fort) dhe aplikoni një krem;
  • Përdorni një krem pengues ose doreza për mbrojtje nëse duart tuaja janë shpesh të lagështa;
  • Zgjidhni një sapun të butë ose zëvendësues sapuni, edhe kur lëkura juaj është në një gjendje të mirë; sapuni normal është me shumë alkalinë dhe mund të acarojë lëkurën;
  • Disa njerëz janë gjithashtu alergjikë ndaj parfumit;
  • Provoni të përdorni kozmetikë jo-alergjike dhe produkte të lëkurës, pasi ato tentojnë që të jenë më pak irrituese.
Share on Facebook0Tweet about this on Twitter0Share on LinkedIn0Email this to someone