lemza

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglot-ës (hapësira e laringu-t që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërc-or të aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit, çka ndihmon mushkëritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenikë (pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që nisen nga zona e qafës dhe përfundojnë në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo, përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë. Megjithatë, lemza që zgjat disa ditë, muaj ose edhe vite mund të përcaktojë një sëmundje serioze.

Simptomat

Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik (spazmë) i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.

Shkaqet

Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspert-ë ia atribuojnë atë stimul-imit të nervave që furnizojnë diafragmë-n. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:

  • Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
  • Përdorimin e tepërt të alkool-it;
  • Duhanin; dhe
  • Stresin.

Çfarë mund të bëni

  • Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
  • Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
  • Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
  • Hani akull të thyer;
  • Bëni një gargarë me ujë;
  • Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
  • Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.

Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.

Çfarë mund të bëj mjeku

Mjeku mund:

  •  Të ekzaminoj për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
  • T’ju japë anti-spazmodik;
  • Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
  • Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.