Leucemia mieloide akute

Leuçemia (leukemi) meloide akute është një lloj i kancerit të gjakut. Zakonisht zhvillohet nga qelizat të cilat mund të kthehen në qeliza të bardha të gjakut (përveç limfociteve). Megjithatë disa herë ajo mund të zhvillohet nga lloje të tjera të qelizave që formojnë gjakun. Këtu keni një informacion bazë për simptomat, faktorët e riskut, shkallën e mbijetesës dhe trajtimet e sëmundjes.

Çfarë është leuçemia mieloide akute?

Ky lloj i leuçemisë (leukemi) fillon në palcën e kockës. Kjo është pjesa e brendshme e butë e kockave. Në llojet akute të leuçemisë, qelizat e palcës së kockave nuk maturohen ashtu siç duhet. Këto qeliza të pa faturuara që shpesh quhen qeliza shpërthyese vazhdojnë të grumbullohen. Ju mund të dëgjoni edhe emërtime të tjera të kësaj sëmundje. Mjekët mund ta quajnë atë:

  • Leuçemi mieloide akute;
  • Leuçemi mielogjen-e akute;
  • Leuçemi granuloktike akuteb;
  • Leuçemi jo limfo-citike akute.

Pa u trajtuar, kjo lloj leuçemie mund të jetë shumë shpejt vdekjeprurëse. Meqenëse ajo është “akute”, ky lloj i leuçemisë mund të shpërndahet me shpejtësi në gjak dhe në pjesë të tjera të trupit si më poshtë:

  • Nyja limfatike;
  • Mëlçi;
  • Shpretkë;
  • Tru dhe shtyllën kurrizore;
  • Testikuj.

Rezultati i pritshëm i leuçemisë (leukemi) mieloide akute varet nga disa faktorë. Dhe natyrisht prognoza (prognozë) është më e mirë në qoftë se ajo reagon mirë ndaj trajtimit. Prognoza është më e mirë në qoftë se:

  • Ju jeni më pak se 60 vjeç;
  • Nuk keni ndonjë histori të kacereve ose çrregullimeve në gjak;
  • Nuk keni ndonjë farë mutacion-esh të gjeneve ose ndryshime të kromozome-ve.

Faktorët e riskut për Leuçeminë Mieloide Akute

Në qoftë se ndonjë gjë e rrit riskun tuaj për ta marrë sëmundjen, ky quhet një faktor risku. Faktorët e riskut nuk tregojnë gjithçka. P.sh. ju mund të keni pak faktorë risku por përsëri të sëmureni ose të keni disa prej tyre dhe të mos sëmureni.

Faktorët e riskut për leuçeminë mieloide akute janë:

  • Tymosja e duhanit;
  • Ekspozimi ndaj disa kimikateve si benzeni, disa produkte të pastrimit, detergjentet etj;

Pages: 1 2 3 4