Leuçemia

Pikëpamja, sipas së cilës leuçemia (leukemi) është një sëmundje absolutisht fatale, tashmë është shumë e vjetëruar. Këto 20-30 vitet e fundit kanë sjellë përparime të mëdha në trajtimin e saj. Në lidhje me të gjitha rastet, tani ekziston një jetëgjatësi më e madhe dhe ekzistojnë prova të konsiderueshme për këtë, veçanërisht ndërmjet fëmijëve të prekur, që shërohen nga sëmundja.

Çfarë është leuçemia?

Leuçemia (leukemi) është një sëmundje e pjesëve të trupit që lidhet me gjaku-n. Ajo prek më shumë të rriturit sesa fëmijët dhe më shpesh meshkujt sesa gratë.

Ekzistojnë 3 lloje kryesore të qelizave të gjakut.

  • Qelizat e kuqe që përmbajnë oksigjenin;
  • Qelizat e bardha që ndihmojnë në luftën ndaj infeksionit;
  • Trombocidet që ndihmojnë gjakun që të mpikset.

Në rastin e leuçemisë trupi prodhon shumë qeliza të  bardha, pjesa më e madhe e së cilave janë anormale. Kjo rezulton në:

  • Infeksione, sepse qelizat e bardha anormal-e nuk mund të bëjnë punën e tyre të zakonshme në mënyrën e duhur.
  • Anemi-a (qelizat e bardha përmbysin sistemin, duke reduktuar numrin e qelizave të kuqe); dhe
  • Gjakderdhje (pasi me qelizat e kuqe, prodhimi i trombocideve bie).

Llojet e leuçemisë

Leuçemia vjen në dy forma kryesore: akute dhe kronike.

Leuçemia akute shfaqet papritur dhe zhvillohet në mënyrë të shpejtë. Ajo gjithashtu shfaqet në dy forma: leuçemia akute limfocistike (limfoblastik-e) e cila është më e zakonshme në fëmijëri, veçanërisht në moshat ndërmjet 12 muajsh dhe 4 vjeç: dhe leuçemia akute miloide që ndodh më shumë tek të rriturit. Përpara se trajtimi të ishte i mundur, 90% e rasteve akute (pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë) do të vdisnin brenda një viti. Në ditët e sotme, 80% e njerëzve me leuceminë akute limfocistike kurohen.

Simptomat kryesore janë lodhja, zbehtësia, tendenca për mavijosje dhe ndjeshmëria e lartë ndaj infeksioneve.

Pages: 1 2