Lëvizja e fetusit: Të ndjeni shkelmat e foshnjës tuaj

Kur duhet të filloj të ndjej lëvizjen e foshnjës time?

Ju ndoshta nuk do ta ndjeni shkelmimin e foshnjës tuaj deri midis javës së 16-të dhe të 22-të të shtatzënisë, edhe pse ajo ka filluar të lëvizë në javën e 7-të apo të 8-të dhe ju ndoshta e keni dëshmuar akrobacinë e tij në qoftë se keni bërë një skaner me ultratingull.

Nënat veterane tentojnë të vënë re këto shkelmime të para të buta, të njohura gjithashtu si “shenjat e para të fetus-it” më përpara se nënat që e kanë për herë të parë. Një grua që ka qenë më parë shtatzënë mundet që më me lehtësi t’i dallojë shkelmimet e foshnjës nga zhurmat e tjera të barkut, siç janë gazrat.

Trupi juaj mund të ketë gjithashtu të bëjë me atë kur jeni në gjendje të dalloni një goditje nga një sëmbim prej urisë. Gratë më elegante kanë tendencën ta ndjejnë lëvizjen më herët dhe më shpesh se sa gratë që mbartin më shumë peshë.

Si ndjehet kjo?

Gratë e kanë përshkruar ndjesinë si të ngjashme me kërcimin e kokoshkave, një peshk i kuq dekorativ që noton rreth e qark, ose fluturat që rrahin krahët. Ju ndoshta do t’i regjistroni këto trokitje të lehta ose rrahje kamxhiku në barkun tuaj si nga gazi apo sëmbime nga uria, por pasi të filloni të ndjeni ato më rregullisht do ta njihni dallimin. Ju ka më shumë të ngjarë që të ndjeni këto lëvizje të hershme kur jeni ulur apo shtrirë në qetësi.

Sa shpesh do t’i ndjej këto lëvizje?

Në fillim shkelmimet që ju vini re do të jenë të pakta dhe të larguara nga njëra tjetra. Në fakt ju mund të ndjeni disa lëvizje një ditë dhe ditën tjetër të mos ndjeni asnjë. Megjithëse foshnja juaj lëviz dhe shkelmon rregullisht, shumë nga shkundjet dhe goditjet nuk janë ende mjaft të forta që ju t’i ndjeni. Por më pas në tremujorin e dytë këto shkelmime bindëse do të bëhen më të forta dhe më të rregullta.

Pages: 1 2