Përdorimet

Parkinsonizëm (sëmundja Parkinson).

Kundërpërdorimet

Glaukoma këndngushtë.

Efektet anësore

Pagjumësi, anoreksi (mungesë oreks-i), hipotension, marrje mendsh, takikardi, aritmi, ngjyrosje e kuqërremtë e lëkurës dhe e lëngjeve të organizmit, simptoma psikike, depresion, dhimbje koke, neuropati periferike.

Dozimi

500 mg në ditë dozë e cila rritet çdo 3 ditë deri në dozën maksimale 3-4g në ditë, në doza të ndara. Rëndom përdoret në kombinim me lëndë të tjera.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 100 mg, 250 mg, 500 mg.

Kapsula: 100 mg, 250 mg, 500 mg.