Lidhja e diabetit gjatë shtatzënisë me autizmin

Sipas një studimi të bërë në SHBA, nënat që kanë kushte metabolike duke përfshirë edhe diabetin e tipit 2 ose diabetin e shtatzënisë, presionin e lartë të gjaku-t dhe mbipeshën, mund të jenë në një rrezik të madh për pasjen e fëmijëve me autizëm ose me zhvillim të vonuar.

Kërkimi, pjesë e studimit të Rrezikut të Fëmijëve me Autizëm nga Gjenetika dhe Mjedisi, tregon prevalencë-n e kushteve metabolike të larta tek gratë me fëmijë me autizëm (çrregullime të spektrit të autizmit) dhe të tjera vonesa në zhvillim.

Nënat me diabet kanë një rrezik dy herë më të lartë të kenë një fëmijë me zhvillim të vonuar. Përveç kësaj, rreziku i pasjes së një fëmije me çrregullime të spektrit të autizmit ose me vonesa në zhvillim, rritet tek gratë që janë mbipeshë.

Fëmijët me autizëm, nënat e të cilëve kanë patur diabet gjatë shtatzënisë, kanë një defiçit më të lartë të gjuhës së shprehur krahasuar me fëmijët e nënave jodiabetike. Diabetet mëmësore lidhen me zhvillimin më të ngadaltë gjuhësor tek fëmijët pa çrregullime të spektrit të autizmit.

Kërkuesit nga Universiteti i Kalifornisë thonë se ka disa faktorë që ndikojnë në këto rezultate. Megjithatë, deri më sot, nuk ka ndonjë kërkim që të tregojë nëse të dhënat e këtij studimi mund të ndryshohen nga një menaxhim më i mirë i sëmundjeve metabolike gjatë shtatzënisë.