Studiuesit kanë gjetur se konsumimi i niveleve të larta të pijeve freskuese shoqërohet me astmë dhe sëmundje pulmonar-e kronike bllokuese (COPD – chronic obstructive pulmonary disease), një gjendje afatgjatë gjatë së cilës rrugët e frymëmarrjes në mushkëri bllokohen.

Gjetjet kanë ardhur nga një studim i 16,000 personave me moshë mbi 16 vjeç që janë ndjekur me telefon në lidhje me konsumin e pijeve freskuese nga ana e tyre, përfshirë pije sportive, kola, limonata, ujë mineral të aromatizuar (Respirology 2011, online 5 Dhjetor).

Proporcioni i njerëzve me astmë ishte 12.5% dhe me SPKB 4.4% dhe më shumë se një në 10 nga të vëzhguarit raportoi konsumin e më shumë se gjysmë litri pije freskuese në ditë.

Rreth 13% e atyre me astmë dhe 15% e atyre me SPKB raportuan konsumin e më shumë se gjysmë litri pije freskuese në ditë.

Kërkuesit gjetën se ata që konsumonin gjysmë litri pije freskuese ose më shumë në ditë kishin më shumë nivel astme dhe një rritje të konsiderueshme të SPKB-së.

Pirja e duhanit ka efekt të shtuar në lidhje me rrezikun e SPKB, 6.6 herë tek ata që konsumonin pije freskuese, krahasuar me 1.5 të atyre që nuk konsumonin duhan dhe pije freskuese.

Rregullimi i gjendjes social-ekonomike, faktorëve të stilit të jetesës, obezitet-it dhe dietave nuk ndryshuan gjendjen e shoqërisë.

Kërkuesit thanë se rezultatet ishin konsistente me gjetje të mëparshme në lidhjen midis konsumit të sheqerit dhe astmës tek fëmijët.

Ndonëse mekanizmat janë të paqarta, ata konkluduan se pijet që përmbajnë sheqer mund të nxitin inflamacion-in dhe stresin oksidativ, kimikate të njohura si falate nga shishet plastike mund të lidhen me astmën dhe alergji-të me prezervativë si nitrite dhe sulfite që mund të rritin simptomat.

Kërkuesit arritën në përfundimin se “pavarësisht se nëse ka marrëdhënie shkak dhe pasojë, implikimet e shëndetit publik në lidhje me konsumin e volumeve të mëdha të pijeve freskuese janë substanciale “.