Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Lija e dhenve

Informacion i përgjithshëm

Lija e dhenve është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga virusi varicele zoster. Ajo ndodh më shpesh tek fëmijët.

Lija e dhenve është përhapur nga teshtitja dhe kollitja ose nga kontakti direkt me lëngje. Pas infektimit nga virusi, sëmundja merr 10-21 ditë për t’u zhvilluar (periudha e inkubacion-it).

Njerëzit me linë e dhenve janë infektivë nga dy ditë para se njollat të shfaqen deri në kohën kur ato shfaqen mbi lëkurë. Kjo ndodh zakonisht rreth shtatë ditë pas shfaqjes së njollave të para. Fëmijët duhet të mbahen në shtëpi.

Simptomat

Simptomat e para të lisë së dhenve mund të jenë të njëjta me të ftohurën dhe konkretisht janë:

  • Ethe;
  • Dhimbje koke;
  • Lodhje;
  • Dhimbje fyti;
  • Humbje oreksi.

Këto simptoma fillestare janë pasuar shpejt nga skuqje të lëkurës, kruarje dhe puçrra, të cilat së shpejti bëhen të qarta, të mbushura me lëng, si flluska. Puçrrat mund të paraqiten në çdo vend të trupit por zakonisht fillojnë në fytyrë apo në lëkurën e kokës e pastaj përhapen nëpër gjymtyrë.

Ato mund të përhapen edhe në gojë dhe në hundë, por zakonisht duan rreth 3 deri në 4 ditë që të thahen dhe të formojnë kore. Disa fëmijë mund të kenë vetëm pak puçrra por disa të tjerë mund të zhvillojnë me mijëra.

Komplikacionet

Lija e dhenve zakonisht është një sëmundje e butë, por kjo ndodh veçanërisht tek fëmijët. Ajo mund të jetë më e rëndë tek të rriturit dhe adoleshentët. Ajo mund të jetë veçanërisht serioze tek gratë shtatzëna (për shkak të efekteve të mundshme tek fëmijët e palindur), bebet e lindura ose njerëzit me sistem imun të dobët. Mundojuni t’i mbani fëmijët larg këtyrë njerëzve ndërkohë që lija e dhenve është infektive.

Njerëzit zakonisht e kanë linë e dhenve vetëm njëherë në jetën e tyre por virusi mund të qëndrojë “i fjetur” në trup për shumë vite. Ai mund të riaktivizohet shumë vonë dhe mund të shkaktojë herpes. Lija e dhenve mund të merret nga njerëzit me herpes, por herpesi nuk mund të gjendet tek njerëzit me linë e dhenve.

Vaksinimi

Pages: 1 2 3