Lindja dhe mungesa e hekurit tek foshnjat

Për nënat që i mbajnë foshnjat në tjetër mënyrë, prerja e kordonit umbilikal (kordoni umbilikal) mund të shtyhet.

Sipas një studimi të ri, ndryshimi i mënyrës se si mbahen foshnjat menjëherë pas lindjes, mund të rrisë përdorimin e prerjes së vonë të kordonit dhe potencialisht, të ulë numrin e foshnjave me mungesë të hekurit.

Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar se nëse pritet deri rreth dy minuta pas lindjes për të prerë kordonin umbilikal, kjo lejon më shumë gjak të kalojë nga placenta e nënës tek foshnja, veprim i cili zvogëlon rrezikun e mangësisë së hekurit gjatë foshnjërisë.

Udhëzimet e tanishme sugjerojnë që foshnja të mbahet në nivelin e placentës së nënës, para se kordoni umbilikal të pritet. Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se ky pozicion është i vështirë dhe jo i këndshëm për personin që mban fëmijën dhe parandalon kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet fëmijës dhe nënës.

Kërkuesit sugjeruan se këto probleme mund të kontribuojnë në normat e ulëta të prerjes së vonë të kordonit umbilikal, duke rezultuar në një rritje të numrit të fëmijëve me mangësi hekuri.

Ky studim i ri në Argjentinë ka shqyrtuar se si ndryshimi i pozicionit si mbahet foshnja, menjëherë pas lindjes, ndikon në prerjen e vonë të kordonit. Ai përfshiu 197 fëmijë të cilët ishin mbajtur në pozicionin që këshillohet aktualisht dhe 194 të tjerë, të cilët nga ana tjetër, ishin vendosur në kraharorin apo barkun e nënës.

Të dy grupet e fëmijëve kishin vëllime të ngjashme gjaku, të transferuara nga placenta e nënës. Sipas studimit, të botuar në16 prill në revistën The lancet, kjo do të thotë se vendosja e foshnjës në stomaku-n apo kraharorin e nënës është po aq e dobishme sa pozicioni i këshilluar aktualisht dhe që është pak më i çuditshëm.

“Mungesa e hekurit tek foshnjat dhe fëmijët është një problem serioz i shëndetit publik në vendet me të ardhura të ulëta, si dhe i hasur tashmë në vendet e Amerikës së Veriut dhe të Evropës Perëndimore”, tha në një njoftim zyrtar për shtyp autori kryesor i studimit Nestor Vain, i Fondacioni për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës në Buenos Aires.

Pages: 1 2