Lindja prematurë

Lindja përpara javës së 36-të të shtatzënisë quhet preterm labour, ose lindje prematur-ë. Lindja prematurë mund të shkaktojë lindjen e shpejtë të bebes. Kjo mund të sjellë një numër problemesh shëndetësore që mund të ndikojnë tek bebja juaj.

Simptomat e lindjes prematurë

Nëse ju besoni se jeni duke bërë lindje prematurë, kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë. Nëse jeni në dyshim, bëni kontroll sa më shpejt. Sapo lindja të ketë filluar, është e vështirë të ndalohet. Disa kontraktim-e nuk do të thotë se jeni duke patur lindje prematurë. Ajo që ka më shumë rëndësi janë ndryshimet në cerviksin tuaj (pjesa fundore tek uterusi). Simptomat e lindjes prematurë përfshijnë:

  • 4 ose më shumë kontraktime në orë;
  • Kontraktime të forta;
  • Shtrëngime konstant-e që ngjajnë me shtrëngimet menstrual-e;
  • Dhimbje në fundshpinë;
  • Presion pelvik (ndjenjë se bebja shtyn poshtë);
  • Rrjedhje të ujshme, mukozë dhe gjak nga vagina;
  • Gjakrrjedhje e pika gjaku pas muajit të tretë të shtatzënisë.

Vlerësimi i lindjes prematurë

Mjeku obstetër do të përpiqet që të gjejë nëse do bëni lindje prematurë apo keni thjesht kontraktime. Ata mund t’ju vëzhgojnë ju për pak orë. Duhen bërë testet e mëposhtme:

  • Ekzaminim pelvik për të parë nëse cerviksi juaj është i holluar dhe i hapur;
  • Monitorim i aktivitetit uterin për të dalluar kontraktimet;
  • Monitorim fetal për të kontrollur shëndetin e bebes tuaj.

mitra ne shtatzani

Përveç kësaj ka edhe teste biokimike që mund të identifikojnë gratë me rrezik për lindje prematurë. Testi përfshin matjen e fibronektinës fetale, një tip mase që e krijon trupi për të mbrojtur procesin e lindjes brenda linjave të uterusit. Kjo substancë kalon nëpër cerviks herët në procesin e lindjes prematurë dhe mund të përcaktohet në lëngjet vaginale duke marrë pak masë me tampon të thjeshtë.

Testi i fibronektinës fetale nuk është 100% i besueshëm, por nëse përjetoni simptoma të lindjes prematurë ai mund të ndihmojë në përcaktimin e rrezikut të pasjes së bebes pas një a dy javësh.

Kujdesi për veten në shtëpi

Pages: 1 2