Lojëra për zhvillimin e shikimit tek foshnjat

Rreth moshës tre muaj, sytë e foshnjës tuaj fokusohen. Ja se si t’ia bëni pamjen më interesante:

Vogëlushi juaj është një shikues këto ditë. Shikimi i tij më parë i shpërqendruar e i turbullt po bëhet më i qartë nga dita në ditë dhe rreth kësaj moshe zhvillohet edhe aftësia e tij për të ndjekur me sy objektet. Bëjini atij njëfarë praktike duke i ofruar për të parë gjëra interesante. Përpiquni të mbani një raketake me ngjyra të ndezura ose një top para tij, apo lëreni të ndjekë notimin e peshkut dekorativ në akuarium. Mos u befasoni në qoftë se ai pushon së shikuari për njëfarë kohe, fokusimi tek objektet dhe mprehtësimi i shqisës së tij të të shikuarit është një punë serioze (e tillë është edhe puna për ndërtimin e trurit që shkon krah për krah me të). Më poshtë keni disa këshilla:

  • Motive të shndritshme. Kontrasti i mprehtë është më intrigues (dhe qartësisht më lehtë i dukshëm) për atë se sa pikurat delikate me pastel, pra mos hezitoni të guxoni duke i treguar sende të ndryshme. Bëni vizatime të thjeshta dhe pritini ato në letër e pastaj varini pranë shtratit të tij. Dhe kapni shanse të tilla të thjeshta si hijet që duken në perde dhe pozicionojeni fëmijën tuaj që ai t’i shikojë ato.
  • Pasqyrat. Ai nuk kupton dhe nuk mundet ta kuptojë që po shikon veten, por thjesht i pëlqen të shikojë një vogëlush tjetër me të njëjtën madhësi. Zgjidhni një pasqyrë që nuk thyhet, nga ato që prodhohen për fëmijët.
  • Figurat e lëvizshme. Varni një paksa mbi fytyrën e fëmijës tuaj. Kini parasysh që ato janë për foshnjën tuaj dhe jo për ju. Vendosni objektet më interesante nga fundi (atje ku shkon vështrimi i foshnjës) dhe jo në anë apo në majë (ku është juaji).
  • Fytyrat dhe njerëzit. Qoftë në realitet apo në fotografi, fëmijët mahniten nga fytyrat e njerëzve. Afrojini tuajën që ta vrojtojë shpesh, ose tregojini fotografi të personave të tjerë

Pages: 1 2