Lotet

Lotët zakonisht shoqërojnë njerëzit kur ata qajnë për shkak të mërzitjes, lëndimit ose dhimbjes. Por sytë prodhojnë lotë në mënyrë të vazhdueshme. Lotët janë të rëndësishëm për mbrojtjen, lubrifikimin dhe pastrimin e syve.

Lotët sekretohen nga disa gjëndra të vogla (gjëndrat lakrimal-e) që janë nën qepallat e syve mbi cepin e jashtëm të secilit sy.

Ato kalojnë nëpër sy dhe veprojnë si lubrifikant. Shpërndarja e tyre nëpër sy ndihmohet nga hapja dhe mbyllja e syve.

Lotët kalojnë nëpër sy duke dalë nga 2 kanale të holla, kanalet lakrimale (që quhen edhe kanalet e lotëve), që gjenden afër cepit të çdo syri afër hundës. Të dy kanalet e lotëve për secilin sy bashkohen dhe formojnë kanalin nazolakrimal, nëpërmjet të cilit lotët kalojnë brenda në hundë.

Kur gjërat shkojnë keq me këtë sistem një nga dy gjërat mund të ndodhin: sytë përloten ose përthahen.

Përlotja

Përlotja vjen zakonisht si rezultat i prodhimit të madh të lotëve. Kjo ndodh si rezultat i erës ose ndriçimit, ose nga ndonjë stimul alergji-k. Por, përlotja e syve është problem sepse zakonisht ndodh pas ndonjë bllokimi të kanaleve. Bllokimi i kanaleve të lotëve është gjë e zakonshme sidomos te bebet e vogla. Kjo mund të çojë në shfaqjen e infeksioneve të syve (konjuktivit).

Te fëmijët, masazh-i i rregullt i zonës midis syve dhe hundës mund të çbllokojë kanalet e lotëve. Ndonjëherë ata kanë nevojë për gjilpërë dhe ndërhyrje nga ana e mjekut përkatës. Operacioni është një gjë shumë e rrallë në këto raste dhe kjo bëhet për të lejuar lotët të kalojnë në hundë.

Tharja e syve

Tharja e syve është e zakonshme me kalimin e moshës, kur prodhimi i lotëve reduktohet. Ndryshimet hormonale pas menopauzë-s janë një shkak i zakonshëm tek femrat. Sëmundje të tilla si artrit reumatoid dhe ilaçe të tilla si diuretikë (tableta fluid-esh) janë shkaktarë të tharjes së syve.

Pages: 1 2