Lythat gjenitalë

Lythat gjenital-ë janë të vegjël dhe të butë, ato shfaqen në zonën tuaj gjenitale dhe janë shkaktuar nga Virusi i Papilomë-s Humane (HPV-Human Papilloma Virus). Njihen më shumë se 100 lloje të ndryshme të HPV-ve, këto viruse shkaktojnë të gjitha llojet e lythave përfshirë edhe lythat e përbashkët që shihen nëpër duar, gishta dhe madje edhe në fytyrë. Edhe pse vetëm disa anëtarë të familjes HPV shkaktojnë lythat gjenitalë, këto viruse janë shumë të zakonshme në komunitet.

Si i merrni ju lythat gjenitalë?

Lythat gjenitalë zakonisht transmetohen seksualisht. Virusi i lythave HPV, transmetohet përmes seksit ose kontaktit shumë intim me dikë që tashmë ka lytha. Një lyth do të shfaqet në të njëjtën zonë, zakonisht brenda 3 muajve, por nganjëherë jo për vite me rradhë.

Njerëzit mund ta transmetojnë virusin më lehtë kur lythat janë të pranishëm, por edhe një virus i fjetur mund të jetë infektiv. Prandaj, parandalimi i përhapjes së lythave gjenitalë është jashtëzakonisht i vështirë. Prezervativët nuk ofrojnë 100% mbrojtjen kundër HPV-ve, pasi ata jo domosdoshmërisht mbulojnë të gjithë lëkurën e infektuar.

Diagnostikimi i lythave gjenitalë

Ju, partneri juaj ose një mjek apo mamia mund të gjeni lytha të vegjël, të butë, gjëndra të bardha në pjesën e poshtme, ose rreth penis-it apo vaginës. Mund të jetë vetëm një ose disa në një grumbull. Ata ndonjëherë mund të rriten edhe thellë brenda tek vagina dhe rektumi juaj, ku ju nuk mund t’i shihni ose t’i ndjeni. Mjeku juaj mund të marrë një pjesë të vogël të lythave për t’i testuar.

Gratë mundet gjithashtu të diagnostikojnë HPV-në kur ato bëjnë Pap Testin.

Simptomat e lythave gjenitalë

Pjesa më e madhe e njerëzve me lythat gjenitalë nuk kanë simptoma të njohura dhe mund të mos e dinë që janë të infektuar. Të tjerët mund të zhvillojnë lytha gjenitalë të dukshëm në përmasa të ndryshme.

Disa njerëz mund të përjetojnë kruarje ose dhimbje përreth zonës gjenitale. Dhimbja mund të përkeqësohet gjatë marrëdhënieve ose kontaktit. Në disa raste bashkë me seksin ka edhe gjakderdhje.

Çfarë i përkeqëson lythat gjenitalë?

  • Të qenit të lagësht.

Pages: 1 2 3 4