Mamatë që ushqejnë bebet me gji injorojnë rregullat

Sipas një vëzhgimi në nivel kombëtar, më shumë se një e katërta e nënave të reja mendojnë se formula e bebes është “qumështi i gjirit është më i miri”.

Më pak se një në pesë bebe australiane marrin qumësht gjiri për 6 muajt e rekomanduar dhe paralelisht marrin edhe ushqime të forta më herët sesa rekomandohet.

Instituti Australian i Shëndetit dhe Mirëqenies (AIHW) ka nxjerrë rezultatet e vëzhgimit të tij të vitit 2010 për fëmijët – vëzhgimi i parë i madh i praktikave dhe sjelljeve të ushqimit të fëmijëve.

Të dhënat kryesore tregojnë se 35% e fëmijëve kanë marrë ushqime të forta duke filluar nga muaji i katërt i jetës dhe 92% e tyre duke filluar nga mosha e rekomanduar 6 mujore.

Ushqimi me gji filloi te 96% e fëmijëve dhe në moshën 4 mujore rreth 69% e tyre merrnin ende qumësht gjiri. Megjithatë, vetëm 39% merrnin vetëm qumësht gjiri në këtë moshë.

Rreth 60% merrnin ende qumësht gjiri në moshën 6 mujore, por vetëm 15% merrnin vetëm qumësht gjiri në këtë moshë.

Nënat më të rritura dhe me më shumë përvojë ushqenin më gjatë fëmijët me qumësht gjiri.

Zëdhënësi i AIHW Mark Cooper-Stanbury tha: “dy arsyet më të shpeshta të mos ushqyerjes së bebeve me qumësht gjiri janë dëshira për të ndarë me partnerin përgjegjësitë për të ushqyer bebet (29%) dhe përvojat e mëparshme jo të suksesshme (38%).

Rreth 7% e fëmijëve pinin qumësht lope pas 6 mujorit, por shumica nuk e fillonin atë përpara moshës së rekomanduar 12 mujore.

Më pak se 1% e fëmijëve të moshës një muajshe konsumonin ushqime të buta ose gjysmë të forta dhe të forta duke e rritur këtë shifër në 35% në moshën 4 muajshe dhe 92% në moshën 6 mujore.

Z. Cooper-Stanbury tha: “udhëzimet rekomandojnë që bebet të fillojnë të marrin ushqime të forta pas muajit të 6-të”.

“Vëzhgimi ynë tregoi se rreth një e treta e bebeve kanë marrë ushqime të forta më herët se kjo moshë e rekomanduar … gjë që tregon se duhet bërë ende punë në këtë çështje.”