Mamografia

Kancer-i gjirit është më i zakonshëm me rritjen e moshës dhe gratë me një të afërm (mama, motër, vajzë) me këtë sëmundje janë më shumë në rrezik.

Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit

Një teknikë e quajtur mamografi mund të bëjë diagnostikimin e hershëm të mundësisë së zhvillimit të kancerit. Mamografitë janë rreze speciale të gjirit që mund të tregojnë kancerin e gjirit përpara se ato të bëhen aq të mëdha sa të mund të ndihen. Kjo nënkupton trajtimin e hershëm dhe një rritje të shansit për kurim-in e sëmundjes.

Ekzaminimi i mamografisë

Ekzaminimi i mamografisë, që përfshin marrjen e këtyre rrezeve X tek gratë, gjinjtë e të cilave ndihen normale, është tani duke kurajuar në veçanti gratë mbi moshën 50 vjeçare dhe gratë e reja që ndodhen në një rrezik të lartë. Eksperienca sugjeron që shumë vdekje mund të ndalohen nga përhapja e gjerë e këtij testi.

Kush duhet ta bëjë mamografinë?

Disponueshmëria dhe kostoja e mamografisë ndryshon. Për gratë e moshës 50-69 vjeçare mamografia në vendet perëndimore ëahtë falas, si pjesë e Programit të mamografisë. Femrat e moshave të tjera gjithashtu mund ta bëjnë mamografinë. Një mamografi e rregullt duhet të bëhet rutinë për shumë gra ashtu sikundër Pap Testet. Diskutoni këtë test me mjekun tuaj, veçanërisht nëse ju keni ndonjë të afërm me kancerin e gjirit ose që e ka pasur atë në të kaluarën.