Mamogramat

Një mamogramë është një ekzaminim me rreze X në dozë të ulët i gjirit, që mund të kryhet për të ndihmuar zbulimin dhe diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Mamogramat ekzaminuese

Mamogramat ekzaminuese kryhen tek gratë të cilat nuk kanë ndonjë simptomë të kancerit të gjirit, si një mënyrë për zbulimin e kancerit të gjirit në faza të hershme, atëherë kur trajtimi ka më shumë të ngjarë që të jetë i suksesshëm. Mamogramat ekzaminuese mund të zbulojnë kancerin e gjirit në rastet kur ai është shumë i vogël dhe nuk ndjehet si një gungë në gji.

Rekomandime për mamografinë ekzaminuese

Gratë e moshave midis 50 dhe 69 vjeç inkurajohen që t’iu nënshtrohen mamogramave ekzaminuese çdo 2 vjet. Kjo sepse mosha në rritje është faktori më i madh i riskut për kancerin e gjirit dhe 75% e rasteve të kancerit të gjirit janë vërejtur tek gratë me moshë mbi 50 vjeç.

Gratë e moshave 40 deri 49 vjeç, duhet gjithashtu t’u nënshtrohen mamogramave. Megjithatë provat tregojnë që dobitë nga mamografi-a tek gratë e kësaj grupmoshe nuk janë aq të mëdha, saqë të inkurajohen të gjitha gratë 40-49 vjeç të bëjnë mamograma të rregullta ekzaminuese.

Gratë 70 veç e lart duhet të diskutojnë me mjekun e tyre para se të vendosin të kryejnë një mamogramë.

Mamogramat e rregullta ekzaminuese nuk rekomandohen për gratë më të reja se 40 vjeç. Mamogramat ekzaminuese janë më pak të besueshme tek gratë më të reja se 40 vjeç për shkak se dendësia e indit të gjinjve të tyre e bën të vështirë zbulimin e kacerit të gjirit. Gjithashtu, ka një risk më të ulët për kancer të gjirit tek gratë e kësaj moshe, krahasuar me gra më të moshuara.

Teste të tjera ekzaminuese

Imazheria me Rezonancë Magnetike përdoret edhe ajo për të ekzaminuar disa gra, në veçanti ato me moshë nën 50 vjeç të cilat kanë një risk gjenetik për të pasur kancerin e gjirit.

Ndryshimet në gjinjtë tuaj
Natyrisht, gratë e çfarëdo moshe të cilat vënë re ndonjë ndryshim në gjinjtë e tyre duhet të vizitohen nga mjeku i tyre. Ndryshimet mund të jenë:
  • Ndryshim në madhësinë e gjinjve;
  • Ndryshim në formën dhe pamjen e jashtme të gjinjve;

Pages: 1 2 3