Manometria e ezofagut

Ezofagu është një tub që lidh gojën me stomakun tuaj. Paretet e ezofagut janë me shumë muskuj dhe kontraktohen (shtrëngohen) ritmikisht kur ju gëlltiteni për të ndihmuar ushqimin dhe lëngjet të shkojnë në stomak. Ky veprim quhet peristalsis.

Tek disa persona, këto kontraktim-e nuk funksionojnë siç duhet. Në këto raste, mund të nevojitet një test i njohur si manometria e ezofagut për të ndihmuar në diagnostikimin e problemit. Gëlltitja me vështirësi mund të përjetohet në qoftë se kontraktimet e ezofagut tuaj janë tepër të dobëta ose të parregullta, e ndërkaq në qoftë se kontraktimet janë tepër të forta mund të japin si rezultat dhimbje të kraharorit.

Çfarë është manometria e ezofagut?

Manometria e ezofagut është një test diagnostikues të cilit ndonjëherë i referohen si një studim i funksionit ose lëvizshmërisë së ezofagut. Ai përdoret për të kontrolluar se sa mirë janë duke punuar muskujt e ezofagut si edhe për të matur forcën e sfinkter-it të poshtëm të ezofagut ose “kllapës” që pengon rrjedhjen në drejtim të kundërt të ushqimit nga stomakuezofag.

Si bëhet testi?

Një tub i hollë e i butë kalohet nëpër undin apo gojën tuaj drejt e në ezofag. Tubi ka sensor të presionit gjatë pareteve të tij dhe kur janë në vend, mund të masin presionin që prodhohet nga muskujt e ezofagut kur janë të çliruar apo kur kontraktohen.

Do t’ju kërkohet të pini me gllënjka të vogla ujë ose të hani bukë në copa të vogla, në mënyrë që presionet gjatë veprimit të gëlltitjes të mund të maten, regjistrohen e analizohen me ndihmën e një kompjuteri. Anestezi përgjithësisht nuk kërkohet për këtë procedurë, megjithatë mund të bëhet një spërkatje me anestetikë e fytit në qoftë se është e nevojshme, për të minimizuar sikletin.

Pasi mblidhet i gjithë informacioni, tubi largohet dhe testi përfundon. Në përgjithësi, e gjithë procedura zgjat rreth një orë, megjithëse një analizë e plotë e rezultateve të testimit mund të kërkojë disa ditë.

Përse bëhet testi?

Pages: 1 2