Anemi-a e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të jetë nje problem ushqyerje për vegjetarianët, kryesisht gratë.

Funksioni kryesor i hekurit është të transportojë oksigjenin në organe, muskuj dhe në qelizat e trupit. Simptomat e mungesës së hekurit mund të përfshijnë lodhje, dobësi, përkeqësim të frymëmarrjes dhe dhimbje koke.

Hekuri në ushqime

Hekuri në ushqime gjendet në dy forma: hekuri heme dhe hekuri jo-heme. Hekuri heme është forma më e absorbueshme e hekurit dhe vjen nga mishrat. Shumë ushqime bimore përmbajnë hekur, por ato janë në format joheme, që nuk absorbohen lehtësisht.

Nëse jeni vegjetarian, ju duhet të merrni në dietën tuaj shumë ushqime të pasura në hekur për t’u siguruar që sasia e hekurit të marrë është e përshtatshme. Duhet që të bëni kujdes për të kombinuar ushqimet e pasura me hekur me absorbimin e tij, në mënyrë që të evitoni absorbimin e papërshtatshëm.

Për vegjetarianët, burimet e hekurit janë:

  • Tofu;
  • Thierrëza, fasule;
  • Kokrra të plota drithërash (kryesisht drithëra me hekur që konsumohen për vaktin e mëngjesit);
  • Perime me gjethe të gjelbra si spinaq;
  • Arrore;
  • Fruta, si kajsi të thata;
  • Vezë; dhe
  • Fara, si farat e lulediellit.

Është e rekomandueshme që të tërë vegjetarianët të përpiqen që të përfshijnë në menunë e tyre, në çdo vakt, burime me bazë bimësh.

Përmirësimi i absorbimit të hekurit

Vitamina C ka treguar se përmirëson absorbim-n e hekurit jo-heme që gjendet tek bimët. Për të përmirësuar marrjen e hekurit, kombinohet ushqimi i pasur me hekur me ushqime që janë të pasura me vitaminë C, dhe këto janë:

  • Frutat e familjes citrus;
  • Lëngjet e frutave;
  • Manaferrat;
  • Domatet;
  • Specat;
  • Brokoli; dhe
  • Lakrat.

Frenuesit e absorbimit të hekurit

Acidi tanik është një substancë që afekton me absorbimin e hekurit jo-heme, duke reduktuar atë në më shumë se gjysmën e sasisë së marrë. Kështu që duhet të jetë e qartë sasia e hekurit të marrë. Vegjetarianët duhet që të evitojnë pirjen e çajit, kafesë dhe pijeve si kola (që të tëra përmbajnë acid tanik) në kohën e vakteve.

Pages: 1 2