Rrezikshmëria juaj
Emri: Java:
Totali juaj javor i njësive alkoolike është 0 njësi ose pije standarte
Këto udhëzime jane vendosur për të minimizuar rreziqet afat – shkurtër dhe afat – gjatë e mbi-konsumimit të alkoolit.
Për meshkujt
- Jo më shumë se 28 pije standarte alkoolike gjatë një jave.
- Një mesatare e jo më shumë se 4 pije standarte alkoolike në ditë.
- Jo më shumë se 6 pije standarte në çfarëdo lloj dite.
- Një ose dy ditë në javë të lira nga konsumimi i alkoolit
Për femrat
- Jo më shumë se 14 pije standarte alkoolike gjatë një jave
- Një mesatare e jo më shumë se 2 pije standarte në ditë.
- Jo më shumë se 4 pije standarte në çfarëdo lloj dite.
- Një ose dy ditë në javë të lira nga konsumimi i alkoolit.
Informacioni
Nëse jeni nën përdorimin e ilaçeve, ose jeni shtatzënë, keni një gjëndje shëndetsore që është përkeqësuar nga alkooli (siç është hepatiti), ose keni një histori familjare të lidhur me probleme alkoolike, atëherë ju duhet të kërkoni këshilla nga mjeku juaj pasi mund të mos jetë e sigurt për ju që të ndiqni këto udhëzime ose për të mos pirë fare.
Alkooli dhe shtatzënia Alkooli kalon nga qarkullimi i gjakut të gruas drejt fëmijës së palindur dhe në javët e para pas konceptimit, kur gruaja mund të mos jetë në dijeni që është shtatzënë, janë momentet më kritike bazuar këto në termin e dëmtimit alkoolik. Për këtë arsye, nëse jeni duke menduar për të ngelur shtatzënë, do të ishte mirë për të lënë alkoolin përpara se të mbeteni shtatzënë.
Alkooli dhe të ushqyerit me gji
Nuk ekzistojnë shumë kërkime në lidhje me konsumimin alkoolik dhe të ushqyerin me gji. Ajo që dihet, është që alkooli në gjakun e gruas kalon në qumështin e gjirit dhe mund të dëmtojë zhvillimin e trurit të fëmijës në 12 muajt e parë të jetës së tij. Është gjithashtu e njohur që konsumimi i alkoolit mund të reduktojë furnizimin me qumësht të fëmijës. Për këto arsye, mund të jetë e dobishme marrja në konsideratë e mos konsumimit të alkoolit gjatë të ushqyerit me gji.
Lartë | Kthehuni tek testi
|