Ekzistojnë shumë formakancer-it të lëkurës – që është një problem mëse i njohur, veçanërisht për ato që jetojnë në vende ku ka shumë diell.

Forma më  e rrezikshme e kancerit të lëkurës njihet me emrin melanomë. Kjo zakonisht fillon në melanocitet-qeliza të holla në shtresën e jashtme të lëkurës. Këto qeliza i japin lëkurës pigmentin (ngjyrën).

Nëse nuk zbulohet dhe hiqet, melanoma mund të rritet nëpër shtresa më të thella të lëkurës, nga ku ato mund të shpërndahen në pjesë distante të lëkurës, siç është truri dhe mëlçia. Këtu ato mund të ndërhyjnë në funksionet normale jetësore  dhe të shkaktojnë vdekjen.

Si duket melanoma?

Melanoma duket pothuajse si një pikël. Ajo mund të ketë një larmi ngjyrash, duke përfshirë të zezën, blunë, kafen, të kuqen apo nganjëherë një ngjyrë të zbehtë në gri. Melanomat zakonisht kanë një kufi të parregullt (të njollosur). Ngjyra e tyre shpesh nuk është uniforme. Melanomat zakonisht janë të sheshta, por shpesh bëhen të ngritura pasi ato rriten.

Shenjat e para të melanomës zakonisht janë shfaqja e pikave të reja në lëkurë, ose ndryshimet në aparencën e një pike. Ky ndryshim zakonisht është në përmasë, formë ose ngjyrë. Ajo zakonisht ndodh mbi disa javë ose muaj dhe jo në pak ditë.

Gjatë pubertet-it këto ndryshimeve të pikave të lëkurës janë normale. Por zakonisht në këtë moshë pikat dhe qukat ndryshojnë në të njëjtën kohë. Nëse vetëm një qukë ndryshon, ose njëra ndryshon më shpejt sesa tjetra, duhet të kërkohet këshilla mjekësore.

Rreziqet e melanomës

Një sërë gjërash i vendosin njerëzit në rrezikun e të zhvilluarit të melanomës.

Pages: 1 2