melena-art

Në mjekësi, melena ose melæna i referohet feçeve të zeza, “bituminoze” që
lidhen me hemorragjinë gastrointestinale. Ngjyra e zezë shkaktohet nga ndryshimi i hemoglobinës prej lëndëve tretëse kimike dhe baktereve të zorrëve.
Suplementet e hekurit mund t’i japin jashtëqitjes ngjyrë gri në të zezë, por që duhet të dallohet nga ngjyra e zezë, si katran që vjen si pasojë e gjakrrjedhjes së ulçerës.

Melena përkundrejt hematokezisë

Gjakrrjedhjet që e kanë origjinën në traktin e poshtëm GI (siç janë koloni sigmoid dhe rektumi), përgjithësisht lidhen me kalimin e gjakut me ngjyrë te kuqe, të çelët, e sidomos të freskët, ose ndryshe hematokezisë,.
Vetëm gjaku që vjen nga një burim i lartë (siç eshtë zorra e hollë), ose gjakrrjedhja e cila nis nga një burim i ulët dhe që ndodh mjaftueshëm ngadalë sa për të lejuar shpërbërjen e enzimave, ka të bëjë. me melenën.
Për këtë arsye melena lidhet shpesh me gjakun në stomak ose duoden, (gjakrrjedhje gastrointestinale e sipërme) psh nga ulçera peptike. Një llogaritje e përafërt tregon se duhen rreth 14 orë që gjaku te shpërbëhet brenda lumenit te gypit tretës, prandaj nëse koha e këtij procesi është më pak se 14 orë, pacienti ka hematokezi, dhe nësë I tejkalon 14 orët, pacienti do të shfaqë melenë.
Një rregull praktik që është konstatuar shpesh, është se melena ndodh vetëm kur burimi i gjakrrjedhjes gjendet mbi ligamentin e Treitzit, megjithatë ka mjaftueshëm përjashtime sa për ta bërë të pabesueshëm.

Diagnostikimi

Pages: 1 2 3