Menopauza: Çfarë mund të prisni

Çfarë është menopauza?

Menopauza është përcaktuar si koha e ndalimit të periodave. Është një proces natyral i moshës dhe ndodh kur vezoret ndalojnë së prodhuari hormonet femërore, estrogjenet dhe progesteron-in. Estrogjeni luan një rol kyç në formimin e trupit tuaj dhe në përgatitjen për shtatzëni. Ai ka gjithashtu një sërë efektesh të tjera psikologjike, stimul-on rritjen e skeletit dhe ndihmon në ruajtjen e shëndetshme të kockave dhe gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e zemrës dhe të qelizave të gjakut.

Gjatë menopauzë-s, kur prodhimi i estrogjenit ndalon, ndryshimet që ndodhin në pjesën e trupit tuaj janë të varura nga estrogjeni. Kjo çon në formimin e simptomave që janë të parehatshme për disa gra. Për ato gra që pësojnë simptoma sinjifikative, një sërë trajtimesh efektive janë të pranishme, kështu që është e rëndësishme për të folur me mjekun tuaj rreth këtyre nevojave.

Çfarë është perimenopauza?

Periudha e kohës e lidhur me fillimin e simptomave e deri me periudhën kur ato ndalojnë është quajtur perimenopauzë. Gjatë perimenopauzës, vezoret fillojnë të funksionojnë në mënyrë të parregullt dhe funksioni i tyre mund të bjerë. Periodat tuaja mund të bëhen shumë të parregullta dhe mund të kenë simptoma të mungesës së estrogjenit, siç janë afshet, tharjet vagina-le dhe djersitjet. Perimenopauza zgjat rreth 4 vjet, deri në periodën e fundit të grave.

Kur ndodh menopauza?

Menopauza thuhet se ndodh pas 12 muajsh të vazhdueshme të mos ardhjes së periodave. Ajo ndodh rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare për pjesën më të madhe të grave, me një mesatare moshe 51 vjeçare. Megjithatë, rreth 1% e grave e përjetojnë menopauzën përpara moshës 40 vjeçare. Menopauza përpara moshës 40 vjeçare është quajtur “menopauza e hershme”.

Disa faktorë janë të lidhur me menopauzën e hershme. Këto janë:

  • Të qenit duhanpirëse;
  • Të paturit e një historie familjare me menopauzën e hershme;
  • Të mos paturit e një fëmije;
  • Të paturit e një histerektomi-e;
  • Bërja e mëparshme e një kemioterapie ose një terapie rrezesh për kancer-in; dhe

Pages: 1 2 3 4 5 6