Menopauza është fundi i periudhës së menstruacione-ve dhe fertilitetit dhe është një fazë natyrale në jetën e gruas. Pasi të keni arritur menopauzë-n, vezoret tuaja do të prodhojnë shumë më pak hormone femërore (estrogjenet) dhe progesteron dhe nuk do të jeni më në gjendje që të mbeteni shtatzënë.

Një fazë kalimtare, e njohur si perimenopauzë, mund të fillojë disa vite para menopauzës, gjatë së cilës gratë kanë një rënie të pjellorisë dhe nivele të luhatshme të hormoneve. Shumë nga simptomat që lidhen me menopauzën, të tilla si afshet ose ndryshimet e humorit, janë shkaktuar nga këto nivele të luhatshme hormonale.

Postmenopauza i referohet kohës pas menopauzës dhe zgjat përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës tuaj.

Kur ndodh menopauza?

Menopauza zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare–mesatarja është mosha 51. Megjithatë, ajo mund të ndodhë më herët ose më vonë–çdo grua është e ndryshme. Nëse jeni një duhanpirëse, ju mund të përjetoni fazën e menopauzës 2 vite më parë sesa jo-duhanpirëset. Gjithashtu, ekzistojnë disa gjendje të caktuara mjekësore dhe trajtime që mund të shkaktojnë menopauzën premature (menopauza përpara moshës 40 vjeçare) ose menopauzën e hershme (menopauza ndërmjet moshës 40 dhe 45 vjeçare).

Shkaqet e menopauzës premature dhe të hershme janë:

  • Trajtimet e kancer-it siç është kemioterapia dhe radioterapi-a;
  • Dështimet prematurë të vezoreve; dhe
  • Kirurgji-të që përfshijnë heqjen e vezoreve. (Heqja e mitrës nënkupton mos praninë e periodave).

A është e mundur për të ngelur shtatzënë gjatë fazës perimenopauzale?

Ndërkohë që shanset për të mbetur shtatzënë gjatë fazës menopauzale janë të ulëta, jo rallë ndodh që të jetë e mundur. Derisa të arrini fazën e menopauzës ju duhet të përdorni kontraceptivë (kontrolluesin e lindjeve).

Pages: 1 2 3 4 5 6 7