Menopauza

Menopauza është periudha që lidhet me ndalimin e periodave. Menopauza ndodh kur një grua ka 12 muaj pa perioda. Periudha kur akoma keni perioda por gjithashtu keni edhe simptoma të menopauzës, deri në kohën ku ju filloni të mos keni më perioda është e quajtur perimenopauzë.

Ekzistojnë 2 lloje kryesore të menopauzë-s.

  • Menopauza natyrale, që zakonisht ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjeçare (mesatarisht është mosha 51). Megjithatë, menopauza e hershme mund të ndodhë përpara moshës 40 vjeçare;
  • Menopauza artificiale, ndodh kur vezoret janë hequr në mënyrë kirurgjik-ale ose janë prekur nga trajtimi i kancer-it.

Çfarë ndodh gjatë menopauzës?

Gjatë menopauzës, trupi juaj ndalon së përgatituri çdo muaj për një fëmijë: vezoret tuaja ndalojnë së prodhuari vezë, ato prodhojnë pak hormone femërore estrogjeni dhe progesteron-i dhe eventualisht periodat tuaja ndalojnë. Vezoret nuk bien në një normë të qëndrueshme dhe shpesh ndikojnë në funksionimin e tyre normal. Kjo shpjegon arsyen se pse cikli menstrual mund të bëhet i parregullt edhe pse simptomat e tjera të menopauzës mund të luhaten.

Çfarë do të ndjej unë?

Për një të tretën e grave, efekti i vetëm që ato mund të vënë re kur i afrohen menopauzës është ndryshimi i periodave. Periodat e tyre mund të shkurtohen, të zgjasin më shumë, të jenë më të rënda ose më të lehta. Ato mund të ndodhin shumë afër njëra–tjetrës ose në një kohëzgjatje të largët. Megjithatë, për shkak se hormonet femërore prekin dhe pjesë të tjera të trupit, gjithashtu mund të përjetohen edhe disa prej simptomave të mëposhtme:

  • Afshe: kjo të jep ndjesinë sikur dikush ju ka hedhur ujë të ngrohtë në qeliza. Ato zakonisht vijnë nga kraharori juaj dhe mbulojnë fytyrën dhe qafën, ose mund të përjetoni një ndjesi të menjëhershme nxehtësie në të gjithë trupin. Shumë njerëz ndihen të turpëruar dhe mendojnë se të tjerët janë duke i vënë re, por zakonisht nuk është e dukshme;
  • Djersitja shpesh është e lidhur me afshet dhe është më e zakonshme gjatë natës;

Pages: 1 2 3 4 5