ritmi-optimal

Metoda e matjes së ritmit optimal të zemrës përdor moshën për maksimunim e ritmit të zemrës (matur në rrahje në minutë). Bazuar në këtë matje, kjo metodë tregon ritmin minimal dhe maksimal të zemrës në të cilin duhet të qëndroni gjatë kryerjes së ushtrimeve fizike. Kërkimet kanë treguar se nëse ushtroheni duke e mbajtur ritmin e zemrës në këto kufij, (matur nëpërmjet pulsit), do të jeni më efektivë në përmirësimin e bërjes së ushtrimeve. Njerëzit që bëjnë pak ose aspak ushtrime fizike duhet  të synojnë të ushtrohen deri në 60% të ritmit maksimal të zemrës. Një puls që rreh normalisht tek të rriturit është rerth 72 rrahje në minutë, tek fëmijët është shpesh edhe më i lartë.

Shënim:  Metoda e matjes së ritmit optimal të zemrës përdor mesataren ndërkombëtare të ritmit të rrahjes së zemrës në kufirin maksimal. Nëse keni probleme me zemrën, jeni të moshuar apo jeni të kujdesshëm në lidhje me peshën, keni kërkesa specifike në lidhje me shëndetin dhe ushtrimet fizike, duhet që të kontaktoni  një profesionist ushtrimesh fizike ose me mjekun tuaj për të përcaktuar ritmit optimal të zemrës.


Vendosni moshen tuaj dhe shtypni butonin "Llogarit"

Llogarit Anullo


Rrahjet maksimale të zemrës rrahje në minutë
Rrahjet minimale rrahje në minutë Heart Graph Rrahjet maksimale rrahje në minutë
Heart

Kontrolloni Pulsin

Mund të kontrolloni rrahjet-në-minutë duke matur pulsin ndërsa ushtroheni

Vendosni gishtin tuaj tregues tek kyci i dores. Rrëshkiteni gishtin tuaj poshtë butësisht drejt qëndrës së kycit tuaj. Masni numrin e rrahjeve që ju ndjeni për 15 sekonda, dhe më pas shumëzoheni me 4. Si një rregull i përgjithshëm, intensiteti i stërvitjes që po bëni nuk duhet t'ju ndalojë nga të folurit, por duhet t'ju ndalojë nga të kënduarit.