Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Migrena – Shkaqet dhe simptomat

Informacion i përgjithshëm

Migrena është zakonisht një dhimbje koke që luhatet nga një dhimbje e moderuar në të rëndë në njërën anë të kokës suaj. Ajo mund të fillojë si një dhimbje koke e shurdhër dhe mund të përhapet nga njëra anë e kokës tuaj në tjetrën. Kur përjetohet një migrenë, shumica e njerëzve ndihen të sëmurë, disa në fakt do të vjellin, ndërsa shumë do të jenë të ndjeshëm ndaj dritës dhe zhurmës.

Migrena mund të zgjasë nga 4 orë deri në 3 ditë, por përgjithësisht ajo zgjat mesatarisht rreth 24 orë. Ajo mund të ndodhë vetëm ndonjëherë, por ka raste kur përsëritet shpesh; p.sh. nga një herë në vit për disa ditë dhe zakonisht është me intensitet nga e moderuar në të rëndë. Trashëgimia është një komponent i fortë tek migrena dhe dhimbjet e para zakonisht fillojnë në adoleshencë. Migrena është e rrallë tek njerëzit mbi 50 vjeç dhe këta njerëz duhet gjithmonë të shkojnë tek një doktor.

Jo të gjithë njerëzit kanë simptoma të njëjta të migrenës, por modeli i simptomave është zakonisht i njëjtë.

Simptomat

Përveç dhimbjes së kokës, që zakonisht është në një pjesë të saj, simptoma të tjera të migrenës janë:

  • Çrregullim vizual, duke përfshirë shikim të paqartë;
  • Mërzitje, përgjumje, lodhje;
  • Dobësi, mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në fytyrë, krah apo këmbë;
  • Vështirësi në të parë ose në të folur, ose vështirësi në të kuptuarit e njerëzve.

Mbi 25% e njerëzve me eksperiencën e migrenës do të kenë nga 20 deri në 60 minuta një aura përpara se dhimbja e kokës të fillojë. Kjo mund të marrë formën e një ere, shijeje, ndjenje apo shqetësimi vizual që është zakonisht e njëjtë para çdo ngjarjeje të migrenës.

Shkaktarët

Shumë gjëra mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë migrenën; dhe ato ndryshojnë ndërmjet njerëzve. Shkaktarët janë:

  • Alkool-i;
  • Ushqime të caktuara (p.sh. djathë, çokollatë, kafeinë, qitro, mish i konservuar, peshk);
  • Dehidratimi;
  • Ndryshimi hormonal gjatë menstruacione-ve;
  • Uria;
  • Eksitimi;
  • Të ushtruar të pakët ose të çrregullt;
  • Alergji-a ndaj ushqimeve;
  • E ngrohta ose e ftohta;
  • Drita (sidomos dridhja apo vibrimi i fortë);
  • Zërat e lartë;
  • Seksi;

Pages: 1 2 3