Mitet në lidhje me dhimbjen e shpinës

E vërteta rreth dhimbjes së shpinës

Dhimbja e shpinës mund të jetë një thikë e mprehtë apo një dhimbje mpirëse. Herët a vonë, tetë nga 10 prej nesh do të përjetojnë dhimbje shpine. Dhimbja e shpinës është e zakonshme dhe po kështu janë edhe mitet mbi të. Shih nëse i dallon mitet nga faktet.

Mit: Uluni gjithmonë drejt
Dakort, kërrusja ju bën keq për shpinën. Por të ulurit shumë drejtë për periudha të gjata gjithashtu mund të jetë një sforcim për shpinën. Nëse qëndroni shumë kohë ulur, provoni këtë veprim disa herë në ditë: Uluni në një karrige me këmbët në dysheme dhe një kurbë të vogël në pjesën e prapme. Akoma më mirë: Provoni të qëndroni në këmbë për një pjesë të ditës, ndërsa jeni në telefon ose gjatë shqyrtimit të materialeve të punës.

Mit: Mos ngrini objekte të rënda
Kjo nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me sa peshë ngrini, por me mënyrën si e ngrini këtë peshë. Sigurisht, ju nuk duhet të ngrini diçka që është shumë e rëndë për ju. Kur ngrini pesha, përkuluni me këmbë drejt objektit me shpinën drejt dhe kokën lart. Ngrihuni duke përdorur këmbët për të ngritur peshën. Mos u përdridhni apo përkulni kur ngrini peshë pasi mund të dëmtoni shpinën.

Mit: Qëndrimi në shtrat është kura më e mirë
Po, pushimi mund të ndihmojë kur një dëmtim apo tërheqje akute shkakton dhimbje shpine. Fakti që ju duhet të qëndroni në shtrat, është një mit. Një apo dy ditë qëndrimi në shtrat mund të përkeqësojë dhimbjen e shpinës.

Mit: Dhimbja shkaktohet nga dëmtimet
Degjenerim i diskut, lëndimet, sëmundjet, infeksionet dhe madje edhe gjendjet e trashëguara mjekësore mund të shkaktojnë dhimbje shpine.

Fakt: Më shumë kile, më shumë dhimbje
Të qëndruarit në formë ndihmon në parandalimin e dhimbjes së shpinës. Dhimbja e shpinës është më e hasur tek njerëzit që nuk janë në formë, veçanërisht “luftëtarëve” të fundjavës të cilët angazhohen në veprimtari të fuqishme pasi kanë ndenjur ulur gjatë gjithë javës. Për më tepër, obezitet-i e sforcon shpinën.

Mit: Të jesh i dobët do të thotë të mos kesh dhimbje

Pages: 1 2