Mjekësia bërthamore dhe radioaktiviteti

Mjekësia bërthamore është një degë e mjekësisë e cila përdor sasi të vogla të materialeve radioaktiv-e për të diagnostikuar dhe për të trajtuar sëmundjen. Teknikat e përdorura në mjekësinë bërthamore përfshijnë;

  • Skanimin e kockës;
  • Tomografinë me emetim të pozitroneve – PET;
  • Tomografinë me emetimin e kompjuterizuar të fotoneve të vetëm – SPECT;
  • Imazherinë kardiovaskulare.

Si funksionon ajo?

Mjekësia bërthamore përdor kimikate radioaktive të quajtura medikamente radioaktive të cilat merren nga trupi ose nëpërmjet injeksion-it në venë, nga goja apo duke i thithur bashkë me ajrin. Këto medikamente radioaktive çlirojnë vazhdimisht rrezatim të padukshëm të quajtur rreze gama. Pasi që lënda radioaktive strehohet në pjesën e duhur të trupit tuaj, një kamera speciale përdoret për të skanuar trupin dhe për të marrë “fotografi” të cilat regjistrojnë rrezatimin që emetohet nga trupi juaj. Këto “fotografi’ përpunohen nga një kompjuter për të ndërtuar imazhe nga trupi.

Ndryshe nga rrezet X të thjeshta dhe disa lloji imazhesh të tjera diagnostikuese, të cilat mund të tregojnë vetëm anatomi-në dhe strukturën e trupit, mjekësia bërthamore mund të tregojë se si funksionon një organ dhe nëse ai është duke funksionuar siç duhet.

Siguria dhe rreziqet

Rrezatimi

Materialet radioaktive të përdorura zakonisht në mjekësinë bërthamore janë të sigurta sepse:

  • Ata eliminohen me shpejtësi nga trupi;
  • Ato e humbasin me shpejtësi radioaktivitetin e tyre, materialet e përdorur kanë perioda të shkurtra të gjysmë zbërthimit (disa orë apo disa ditë).

Përveçse janë të sigurta, testet që përdorin mjekësinë bërthamore janë edhe pa dhimbje.

Pasi i nënshtroheni një testi të mjekësisë bërthamore, ju do të jeni me një radioaktivitet të dobët, kështu që do t’ju kërkohet që të shmangni kontaktin me fëmijët e vegjël për një kohë të shkurtër për të shmangur ekspozimin e tyre ndaj një rrezatimi të panevojshëm. Ju mund të inkurajoheni të pini më shumë lëngje për të ndihmuar shkarkimin e mbeturinave të materialeve radioaktive nga trupi juaj.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji

Pages: 1 2 3