Mollët dhe dardhat mund të ndihmojnë në parandalimin e atakeve

Ngrënia e më shumë perimeve dhe frutave (siç janë mollët dhe dardhat) reduktojnë rrezikun e atakut, thanë kërkuesit gjermanë.

Konstatimi vjen nga një studim në të cilin 20.000 burra dhe gra të moshës 20-65 vjeçare të cilët ishin të lirë nga sëmundjet kardiovaskular-e (sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru) në fillim të studimit mbushnin rregullisht pyetsorët e ushqimit.

Në mbi 10 vjet studim, 233 individë përjetuan atakun.

Duke i klasifikuar zarzavatet në 4 grupe në bazë të ngjyrës, kërkuesit gjetën se ato që ishin jeshile, portokalli, të verdhë dhe të kuqe nuk ishin të lidhura me rastet e atakut. Ato të cilët ishin të bardha ulnin rrezikun e atakut.

Megjithatë, çdo rritje prej 25 gram në ditë për konsumimin e frutave dhe zarzavateve të bardha ishte e lidhur me një reduktim prej 9% të atakut të zemrës.