Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Morrat e kokës – Trajtimi i tyre

Informacion i përgjithshëm

Pediculosis capitis (morri i kokës) është një lloj insekti që jeton në flokët tanë. Ato janë ngjyrë kafe në gri, vetëm disa milimetra të gjatë dhe kanë gjashtë këmbë me kthetra që qëndrojnë në qimet e flokëve. Morrat e kokës ushqehen me gjakun e kokës tuaj dhe shpesh janë më të dukshme prapa veshëve dhe në qafë. Morrat e kokës nuk mund të fluturojnë ose të hidhen, por ato mund të zvarriten nga njëri person tek tjetri kur ekziston një kontakt i ngushtë nëpërmjet duarve (dhe sidomos kur ndajnë bashkë krëhërin). Morrat femërore lënë vezët e tyre që quhen thërriza, që shfaqen si pika të vogla të bardha në skalpin e kokës. Vezët çelin pas shtatë deri në dhjetë ditë. Rastet boshe të vezëve munden gjithashtu të shihen në flokë dhe janë gjetur pak më larg kokës. Është e rëndësishme që të kontrolloni pas veshëve dhe qafës kur kërkoni për një infeksion të morrave. Morrat e kokës janë më të zakonshëm tek fëmijët (që kanë më shumë shanse që të ndajnë kapelet, krëhërat dhe që kanë flokë të gjatë), por ato mund të shpërndahen edhe tek të rriturit. Zakonisht nuk ka shenja të dukshme të infeksionit. Mund të ketë mpiksje gjaku, skuqje ose shenja rreth kokës dhe kruarje në qafë. Ndonjëherë nuk ka fare kruarje. Këto simptoma shfaqen vetëm pas disa javëve  të infeksionit, kur trupi zhvillon një reaksion alergji-k tek pështyma e morrave. Morrat e kokës nuk janë shenjë e pisllëkut ose e higjienës së dobët. Ato kanë të njëjtën mundësi që të gjenden edhe në flokë të pastër.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun profesional

  • Nëse keni probleme të lëkurës ose plagë në kokën tuaj;
  • Nëse jeni të pasigurt për problemin – gjendje lëkure si zbokth ose psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaris) që mund të ngatërrohen me morrat;
  • Nëse fëmija me morra është nën moshën 6 vjeçare;
  • Nëse jeni shtatzënë, ushqeni me gji ose keni ekzemë ose astmë;
  • Nëse akoma pas trajtimit keni morra; kontrolloni nëse e keni përsëritur trajtimin në bazë të udhëzimeve të produktit.

Këshilla mbi trajtimin

Pages: 1 2