SSSS

Bërja pis e veshjeve të brendshme është një problem tek fëmijët që vjen si rezultat i një kapsllëku kronik. Kjo njihet në mjekësi si enkopresa ose mospërmbajtja e feces. Bërja pis e veshjeve të brendshme është më shumë e shpeshtë tek fëmijët e moshës 3-7 vjeç, dhe prek më shumë djemtë se sa vajzat.

Përse ndodh enkopresa?

Pothuajse të tërë fëmijët që bëhen pis në të mbathura kanë kapsllëk. Enkopresa zakonisht zhvillohet sepse fëmija në vazhdimësi eviton daljen jashtë për çfarëdo arsyeje.

Kjo mund të jetë për shkak të dhimbjeve kur shkojnë në tualet; sepse ndihen në ankth; seose kërkojnë të luajnë; sepse nuk mund të shkojnë në tualet kur e kanë me urgjencë; sepse tualetet nuk janë të përshtatshme; sepse ata vihen në lojë ose ngacmohen kur shkojnë në tualet.

Ndonjëherë kur një fëmijë ka kapsllëk ka shumë për të nxjerrë jashtë dhe kjo shkakton dhimbje të konsiderueshme. Ndonjëherë kjo mund të shkaktojë plagë të vogla rreth anus-it (çarje anale), dhe kjo mund të shkaktojë tek fëmija frikë për të shkuar në tualet.

Me kalimin e kohës, zorra e trashë mbushet me feçe dhe fryhet duke u bërë edhe më e madhe se zakonisht. Kjo gjendje njihet si megakolon. Feçet e formuara zënë njëra-tjetrën.

Sa më shumë të ngjeshen feçet aq më shumë zmadhohet zorra, por kjo bën që stimul-imi nervor që i thotë fëmijës për të shkuar në tualet të bëhet më pak i ndjeshëm. Kjo bën që fëmija të mos shkojë në tualet si zakonisht.

Si rezultat, feçet likuid-e nga zorra e hollë mund të pikojnë në feçet e forta në zorrën e trashë dhe të dalin jashtë. Në fillim duket sikur fëmija nuk arrin të fshijë mirë të pasmet.

Nëse kjo gjendje nuk trajtohet, feçet dalin jashtë nën të mbathura. Në këtë rast feçet janë me erë dhe në ngjyrë të errët.

A është enkopresa një problem sjelljeje?

Fëmijët me enkopresë nuk janë dembelë ose të pistë dhe duhet që të marrin ndihmë mjekësore për të zgjidhur problemin. Nëse kondicioni nuk menaxhohet mund të çojë në zhvillimin e problemeve të sjelljes të shoqëruara me turp dhe siklet.

Si trajtohet enkopresa?

Pages: 1 2 3