Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Mospërmbajtja e urinës

Informacion i përgjithshëm

Mospërmbajtja e urinës ose humbja e kontrollit të fshikëzës (së urinës), ndodh kur urina aksidentalisht del nga fshikëza. Sasia e urinës që del mund të variojë nga disa pika deri në tërë sasinë që ndodhet në fshikëz.

Mosmbajtja e urinës është një problem i zakonshëm. Një në tre gra që kanë një fëmijë dhe një në dhjetë meshkuj kanë disa lloje të mosmbajtjes së urinës gjatë jetës së tyre, sidomos në moshë madhore.

Muskujt që mbajnë urinën në fshikëzën tuaj janë muskujt e fundit të komblikut dhe muskujt unazorë uretral. Muskujt fundorë të komblikut ndihmojnë në mbajtjen e tërë organeve të legenit në pozicionet e tyre korrekte. Kur ata janë të fortë, uretra dhe fshikëza nuk mund të lëvizin jashtë vendit. Kjo e mban uretrën të mbyllur, në këtë mënyrë urina nuk mund të dalë jashtë fshikëzës.

Muskujt unazorë uretral janë një grup muskujsh rreth uretrës (tubi që nxjerr urinën nga fshikëza jashtë trupit tuaj). Kur këta muskuj janë të fortë, ata shtrëngohen fort dhe mbajnë urinën në fshikëz. Ato relaksohen kur ju doni të bëni urinën.

Mospërmbajtja e urinës mund të shkaktojë skuqje të lëkurës dhe irritime kur urina bie në kontakt me lëkurën. Kjo mund të rritë shanset për të marrë infeksione urinar-e. Kjo mund të çojë në probleme sociale dhe emocionale nëse ju nuk jeni të aftë të vazhdoni me aktivitetin tuaj normal.

Problemet e zakonshme të kontrollit të fshikëzës përfshijnë mospërmbajtje të stresit, mospërmbajtje të dëshirave, mospërmbajtje të mbirrrjedhjes dhe mospërmbajtje funksionale. Këto diskutohen në detaje më poshtë.

Mospërmbajtja e stresit

Pages: 1 2 3