Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Mungesa e hekurit – anemia

Informacion i përgjithshëm

Anemi-a është një gjendje në të cilën trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe  të gjakut e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë për në pjesët e tjera të trupit. Kjo çon në të qenit të lodhur dhe të dobët, ndërmjet simptomave të tjera. Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës.

Nëse keni anemi, arsyeja që mund t’ju mungojë energjia dhe të ndiheni të lodhur është për shkak se oksigjeni nuk është marrë mjaftueshëm në trupin dhe trurin tuaj. Njerëzit më të moshuar mund të kenë edhe dhimbje zemre, sepse zemra e tyre duhet të punojë më shumë për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm trupin.

Simptomat e anemisë

  • Nivel të ulët të energjisë;
  • Lodhje;
  • Zvogëlim të kapacitetit të të ushtruarit;
  • Vështirësi përqendrimi;
  • Vështirësi për të mësuar gjëra të reja;
  • Dhimbje koke;
  • Prirje ndaj infeksioneve;
  • Nervozizëm;
  • Dobësi;
  • Lëkurë të zbehtë.

Nga e marrim hekurin?

Një dietë e balancuar zakonisht përmban mjaftueshëm hekur për nevojat e trupit. Hekuri vjen nga shumë ushqime, duke përfshirë:

  • Mishin (mish qingji, viçi, derri, pule) dhe peshkun (sardele, tuna, midhje);
  • Frutat: fruta të thata (kumbulla të thara, fiq, rrush, pjeshkë) dhe lëng manaferre;
  • Perimet: spinaq, fasule, bizele, kungull dhe patate të ëmbël;
  • Agrumet;
  • Arrat dhe vezët;

Është mirë për të marrë hekur nga një shumëllojshmëri ushqimesh. Hekuri në mish, peshk dhe mish pule është më e lehtë të absorbohet sesa hekuri në perime. Për të marrë maksimumin prej këtyre ushqimeve kujtoni të ngrënën e ushqimeve të pasura me vitamina C, si agrumet dhe perimet me gjethe jeshile, që do të ndihmojnë trupin tuaj për të absorbuar hekur.

Pirja e çajit ose kafes me ushqimin mund të ndalojë trupin tuaj të thithë hekurin siç duhet.

Qumështi i gjirit përmban mjaftueshëm hekur për foshnjat deri në moshën gjashtë muajshe. Ushqime të tjera pastaj duhet të përcaktohen; kontrolloni me mjekun tuaj ose konsulentin e gjirit.

A keni ju mungesë të hekurit?

Pages: 1 2 3