Mungesa e hekurit tek fëmijët

Hekuri duhet për të formuar hemoglobinë-n, që është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut që mban dhe transporton oksigjenin në trup. Hekuri është gjithashtu esencial për zhvillimin normal të trurit të fëmijëve. Kur nuk ka hekur mjaftueshëm, qelizat e kuqe të gjakut fillojnë dhe bëhen të vogla e të zbehta në ngjyrë – që njihet si mungesë hekuri ose anemi.

Zakonisht, mungesa e hekurit zhvillohet sepse fëmija nuk merr mjaftueshëm hekur nga dieta e tij. Megjithatë, ka edhe disa raste të pakëta si sëmundje të ndryshme dhe probleme të tjera me absorbim-in e ushqimeve nga zorrët.

Fëmijët me anemi kanë mungesë hekuri e mund të lodhen, nuk rriten sipas ritmit të zakonshëm, vuajnë nga infeksionet dhe kanë probleme me të mësuarit dhe sjelljen.

Si mund të parandalohet mungesa e hekurit?

Shumë bebe të moshës më të vogël se 6 muajsh marrin mjaftueshëm hekur që nga lindja dhe nga qumështi që pijnë, ose edhe nga qumështi që e marrin nga biberoni, qumësht me formulë të përforcuar me hekur. Bebet që lindin prematur, ose që kanë një peshë shumë të vogël në lindje, janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e mangësisë për hekur, kështu që ata zakonisht duhet të marrin suplement hekuri me recetë.

Sasia e hekurit fillon dhe zvogëlohet pas muajit të gjashtë të jetës, kështu që në përgjithësi rekomandohet marrja e ushqimeve të pasura me hekur (drithërat). Edhe pse ka hekur në qumështin e gjirit, bebet që pijnë qumësht gjiri dhe që nuk marrin mjaftueshëm hekur nga ushqimet e tjera janë në rrezik të mungesës së hekurit.

Të vegjëlit dhe fëmijët më të rritur duhet të nxiten të hanë ushqime që përmbajnë hekur si mishi i kuq, pulat, peshku, drithërat e forcuara me hekur, bukë, si dhe perime si spinaq dhe brokoli. Ushqimet që përmbajnë vitamina C, si domate dhe fruta të familjes citrus (qitro, limon, portokalle, mandarina, etj), përmirësojnë absorbimin e hekurit.

Qumështi i lopës ka pak hekur. Të vegjëlit që marrin më shumë qumësht sesa ushqime janë në rrezik të mungesës së hekurit.

Cili është trajtimi për mungesën e hekurit?

Pages: 1 2