Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Myku vaginal

Informacion i përgjithshëm

Myku vaginal është një gjendje e zakonshme dhe shumë gra preken nga ai në një kohë të caktuar të jetës së tyre. Disa gra vuajnë nga episode të rishfaqjes.

Myku është një infeksion kërpudhor që shkaktohet nga tharja që quhet Candida albicans. Simptomat përfshijnë kruarje, irritim ose ndjenjë djegie në zonën gjenital-e dhe dhimbje që mund të jetë prezente gjatë interkursit seksual. Mund të jetë e pranishme gjithashtu derdhja vaginale e trashë, e bardhë ose në ngjyrë kremi.

Myku mund të shkaktohet nga marrja e një kure me antibiotikët, ndryshime para-menstrual-e në balancën acide në vaginë, moti i nxehtë ose veshja e rrobave sintetike që rrinë të shtrënguara pas trupit. Ai mund të shkaktohet edhe nga përdorimi i deodorantë-ve vaginalë, kripëra-ve të larjes dhe nga disa lloje sapuni. Ndonjëherë, edhe interkursi seksual nga përdorimi i tampon-ëve mund të sjellë myk, kryesisht nëse vagina është e thatë.

Marrja e kontraceptivë-ve oral, të qenit shtatzënë, kontrolli jo i mirë i diabet-it dhe prania e një gjendjeje që prek sistemin imun, mund të shkaktojnë myk.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Pjesa më e madhe e produkteve që përdoren për të trajtuar mykun vaginal janë “vetëm nga farmacisti” ose janë ilaçe që “jepen vetëm me recetë”, kështu që duhet të shkoni tek farmacisti ose mjeku juaj për të marrë trajtimin.

Ju duhet që të shkoni tek mjeku edhe nëse:

  • Kjo është hera e parë që keni përjetuar simptoma të mykut;
  • Keni më shumë infeksion myku se vitin e kaluar, ose një infeksion në dy muajt e fundit;
  • Simptomat nuk kanë kaluar, edhe pse keni marrë trajtim;
  • Jeni shtatzënë ose ushqeni me gji;
  • Keni dhimbje barku, ethe, të vjella ose diarre;
  • Jeni nën 16 ose mbi 65 vjeç;
  • Keni diabet ose merrni ilaçe që ndikojnë në sistemin imun;
  • Keni shkarkesa vaginale me ngjyrë ose me erë;
  • Simptomat tuaja janë të ndryshme krahasuar me rastet e kaluara të mykut;
  • Keni ndryshuar së fundmi partnerin seksual;
  • Keni pika gjaku midis periodave;
  • Keni flluska ose plagë në zonën vaginale;
  • Keni djegie gjatë urinim-it.

Këshilla mbi trajtimin

Pages: 1 2