Ndërgjegjësimi mbi alergjitë

Një alergji ndodh kur sistemi imunitar i trupit reagon mbi normën ndaj substancave të padëmshme (që quhen alergjenë). Këto substanca mund të jenë në ajër ose në atë që prekni ose hani, duke përfshirë këtu edhe mjekimet. Alergjitë shpesh janë një faktor kontribues për gjendje të tilla si ekzema dhe astma.

Nëse jeni një person i prirur ndaj alergjive dhe jeni në kontakt me një alergjen, sistemi juaj imunitar do të prodhojë një lloj të veçantë atitrupi (IgE). Qeliza të tjera lëshojnë kimikate si histaminë/a që shkaktojnë simptomat e që kalojnë gjatë një reaksioni alergjik.

Alergjenë të zakonshëm

Një alergjen shumë i zakonshëm shtëpie është pluhuri i insektit (morrit) – ose, për të qenë më të saktë, jashtëqitjet e tij. Polen-i, veçanërisht nga pemët, bari dhe barërat e këqija, është një tjetër alergjen i zakonshëm, siç është mbetja e kafshëve (copëza të lëkurës apo të grimcave nga kafshët). Metale të tilla si nikeli në ora dore ose pjesa metalike e rripit dhe qumështi në disa produkte janë alergjenë relativisht të zakonshëm kontakti.

Një numër ushqimesh mund të shkaktojnë alergji: më të zakonshme janë kikirikët, qumështi, vezët dhe ushqimet e detit. Megjithatë, alergjitë e vërteta ushqimore nuk janë të zakonshme dhe reagimet kanë më shumë të ngjarë të jenë si pasojë e intolerancë-s ushqimore dhe jo si një reaksion alergjik që përfshin sistemin imunitar të trupit. Disa lloje myqesh dhe kafshimesh apo pickimesh të insekteve mund të shkaktojnë alergji.

Tymi i cigareve është konsideruar një shkak, por ky në fakt është një ngacmues e jo një alergjen. Kjo do të thotë se tymi nuk shkakton alergji, por përkeqëson një alergji ekzistuese.

Simptomat alergjike

Simptomat varen nga pjesa e trupit të prekur. P.sh ethet e barit të thatë (e njohur edhe si rinit alergjik) ndikojnë në sy dhe hundë duke shkaktuar teshtitje, kullim hundësh, përlotje, kruajtje sysh, fyt të skuqur, grricje fyti dhe ndonjëherë edhe bllokim hundësh.

Pages: 1 2 3 4 5