Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Ndërprerja e duhanit

Informacion i përgjithshëm

Lënia e duhanit nuk është e thjeshtë, por përfitimet e shëndetit janë mbresëlënëse dhe kanë efekt vetëm brenda disa orëve ose ditëve pas lënies. Gjithashtu do të pëmirësohet shëndeti i njerëzve përreth jush duke i ruajtur në këtë mënyrë nga ekspozimi i duhanit të dorës së dytë.

Është e rëndësishme për ta lënë duhanin në çfarëdolloj moshe. Nëse jeni shtatzënë, është e shëndetshme për fëmijën tuaj që ta lini duhanin.

Duhanpirësit që nuk e lënë kanë një në dy shanse që të vdesin nga një sëmundje e lidhur me pirjen e duhanit, më së shpeshti nga kancer-i mushkërive dhe sëmundjet e tjera të mushkërive, si dhe sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Një nga arsyet që njerëzit dështojnë në lënien e duhanit, është të qenit të paaftë për t’i shpëtuar tundimit të marrjes së nikotinës. Pjesa më e madhe e njerëzve që pinë duhan bëhen të varur nga nikotina dhe kur ato e lënë cigaren ato vuajnë nga varësia e saj.

Simptomat e varësisë së nikotinës janë:

  • Dëshira për duhanpirje;
  • Të ndjerit irritues, në ankth apo në depresion;
  • Dhimbje koke;
  • Mungesë përqendrimi;
  • Vështirësi për të fjetur;
  • Një rritje e përkohshme në oreks dhe shtim në peshë.

Terapia e zëvendësimit të nikotinës

Terapia e zëvendësimit të nikotinë-s konsiston në marrjen e nikotinës pa efektet e dëmshme të pirjes së duhanit. Çamçakëzi është një nga format më të përdorura zakonisht. Terapia e zëvendësimit të nikotinës mund të përdoret për të reduktuar simptomat e tërheqjes së nikotinës dhe me mbështetjen e duhur, do t’ju bëjë që të keni më pak gjasa për të filluar duhanin përsëri. Sasia e zëvendësimit të nikotinës duhet të reduktohet gradualisht gjatë tetë deri 12 javëve, kështu që gradualisht do të zvogëlohet marrja e nikotinës.

Terapia e zëvendësimit të nikotinës duhet të përdoret në kombinim me strategji të tjera. Kjo do të thotë të pyesësh dhe t’ju kërkosh familjarëve dhe miqve ndihmë, dhe të shmangen njerëzit që mund t’ju kurajojnë për të pirë.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

Pages: 1 2 3