Shenjat e atakut përfshijnë:
- Dobësi, paralizë (paaftësi për të lëvizur), ose ngrirje të fytyrës, veçanërisht në një anë të trupit;
- Vizion (shikim) që menjëherë bëhet i turbullt ose reduktohet;
- Vështirësi të menjëhershme gëlltitjeje;
- Një rënie të pashpjegueshme ose humbje balance;
- Një dhimbje të menjëhershme e të fortë koke ose një dhimbje koke pa asnjë shkak të njohur;
- Përgjumje, konfuzion ose mungesë koshience.
Çfarë duhet bërë kur dikush ka një atak |
Nëse ju dyshoni se ju keni atak ose që dikush tjetër po pëson atak, telefononi menjëherë ambulancën. Sa më shpejt që të trajtohet ataku në spital, aq më i shpejtë do të jetë edhe shërimi për personin. Vonesat mund të rrisin dëmtimin e trurit. |
Ndiqni planin DRSABCD
Rekomandohet ndjekja e rregullit DRSABCD (shkurtime të termave nga anglishtja) në çdo rast emergjence. Ndihmon për të përcaktuar nëse ndonjë njeri ka një gjendje jetë-kërcënuese dhe se çfarë ndihme e parë është e nevojshme.
D — kontrolloni për RREZIK
- Ndaj jush;
- Ndaj të tjerëve;
- Ndaj personit të prekur.
R — kontrolloni për PËRGJIGJE
Pyetini personit emrin e tij. Nëse dikush përjeton një atak, mund të mos jenë në gjendje për të folur, kështu që merrni duart e tyre dhe kërkojini atyre që t’i shtrëngojnë, ato mund të përgjigjen duke shtrënguar një nga duart tuaja.
A përgjigjet personi? Nëse përgjigjet, atëherë personi është i vetëdijshëm. Nëse personi nuk përgjigjet, ka shumë mundësi që të jetë pa ndjenja/i pa vetëdijshëm.
S — DËRGOJENI për ndihmë
Merrni menjëherë ambulancën dhe kërkoni ndihmë.
A — kontrolloni RRUGËT E FRYMARRJES
- A janë të hapura rrugët e frymëmarrjes?
- Hapni gojën dhe kontrolloni që pjesa e sipërme që është e dukshme është e pastër nga çdo material i huaj.
Nëse rrugët e frymëmarrjes nuk janë të qarta, kthejeni personin në pozicionin e shërimit.
- Përkuluni përpara personit;
- Vendosni krahët e tyre të kryqëzuara pranë kraharorit;
- Përkulni këmbën e tyre më të afërt në mënyrë që gjuri të afrohet pranë barkut dhe këmba tjetër të qëndrojë e shtrirë;
- Mbështesni mirë kokën dhe qafën.
B — kontrolloni për FRYMËMARRJEN
Pages: 1 2