kemba e majt

Ndrydhja e kyçit të këmbës është dëmtim i ligament-eve të kyçit, që shkaktohet më së shumti nga ndonjë incident i papritur, si p.sh. ngatërrimi i këmbëve, kthimi apo kryqëzimi i tyre përtej mënyrës normale të funksionimit të tyre. Një ndrydhje serioze mund të përfshijë këputje të plotë ose pjesore të ligamentit.

Simptomat

Simptomat përfshijnë ndjenjën sikur kyçi ka ikur nga vendi, dhimbja vjen kur mbi këmbë bie pesha e trupit dhe kyçi ënjtet dhe nxihet.

Shkaqet

Ndrydhja e kyçit tendos ligamentet e kyçit përtej normales. Ndrydhja mund të shkaktohet nga everzioni – mbitërheqja e ligamenteve në anën e brendshme të kyçit kur këmba kthehet nga jashtë –ose inverzion– mbitërheqje e ligamenteve në anën e jashtme të kyçit kur thembra ose këmba kthehet prapa.

Trajtimi

Trajtimi për ndrydhjet jo të komplikuara zakonisht konsiston në pushim, mos peshim në kyç për rreth 48 orët e para, aplikimin e akullit, kompresion me një fasho elastike dhe ngritjen e këmbës në lartësi.

Ndrydhjet më të rënda mund të kërkojnë një mobilizim më të përshtatshëm në një mbajtëse ose pajisje të veçantë që mban këmbën të palëvizur. Pas kësaj është e rëndësishme rehabilitimi dhe forcimi i nyjes.