Ekziston një ndryshim ndërmjet humbjes së memories si rezultat i moshës dhe simpomave të demencës. Ky informacion përshkruan diferencat dhe jep disa këshilla sesi mund të mbahet memoria e mprehtë.

Një ndër simptomat kryesore të demencës është humbja e memories. Në të gjithë harrojmë gjëra me kalimin e kohës, por humbja e memories me demencën është shumë e ndryshme. Është e vazhdueshme dhe progresive, jo e rastësishme. Ajo mund të ndikojë në aftësinë për të vazhduar punën. Ajo nënkupton vështirësinë për të gjetur rrugën për në shtëpi, humbjen e aftësisë për t’u veshur dhe për t’u larë. Një shembull i harresës normale është e vajtura në kuzhinë dhe më pas harrimi se përse keni vajtur, ose ngatërrimi i çelsave të makinës. Por, një person me demencë mund të ngatërrojë çelsat e makinës dhe njëkohësisht faktin se përse ato përdoren.

Pikat kryesore rreth harresës normale

  • Me kalimin e moshës, ndryshimi më i zakonshëm ndaj të cilit ne ankohemi është ndryshimi i memories;
  • Ndryshimi i memories me moshën normalisht që nuk ndikon në mënyrë dramatike në jetën e përditshme;
  • Çdonjeri është i ndryshëm dhe efekti i plakjes tek memoria është e ndryshme për çdo person;
  • Kërkuesit shpjegojnë efektet e plakjes, në aftësinë për të marrë informacione të reja dhe për t’i ruajtur ato;
  • Kërkuesit gjithashtu sugjerojnë se kujtesa e jetës nuk ndryshon me kalimin e moshës.

Diskretitimi i miteve të kujtesës

Miti një

Harresa është një shenjë që diçka nuk është duke shkuar mirë me trurin tuaj.

Fakt

Nëse ne nuk do e kishim aftësinë e harrimit, të gjithë ne do të “çmendeshim”. Aftësia për të mbajtur mend atë që është e rëndësishme dhe për të eleminuar pjesën tjetër është pjesë e aftësisë tonë.

Miti dy

Humbasim rreth 10,000 qeliza të trurit në ditë.

Fakt

Kjo është një e vërtetë e frikshme dhe e ekzagjeruar. Disa pjesë të trurit bëjnë që të humbasin qelizat nervore, por jo ato pjesë ku procesi i të menduarit zhvillohet. Ju humbni disa lidhje nervore, por është e mundur që të rriten të reja, ose të ruhen lidhjet që keni, duke e ushtruar mendjen tuaj.

Miti tre

Pages: 1 2 3