Ngacmuesit

Ngacmimi është një proces normal që ndodh gjatë rritjes–është një problem serioz dhe fatkeqësisht është akoma prezent ndërmjet fëmijëve dhe adoleshentëve. Ngacmimi gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës mund të ndikojë në sigurinë dhe shëndetin e fëmijës, dhe ndonjëherë mund të ketë pasoja të përjetshme.

Duke qenë të vetëdijshëm për shenjat që mund të tregojë fëmija juaj nga ngacmimi, dhe duke ditur mënyrat më të mira për të trajtuar problemin, mund të ndihmoni fëmijën tuaj që të përballohet me ngacmimin para se të dalë jashtë kontrollit. Ndërhyrja e hershme mund të ndihmojë në parandalimin afatgjatë të problemeve të tilla si depresion, ankth dhe vetësiguri e ulët.

Çfarë është ngacmimi?

Ngacmimi është një sjellje e qëllimshme agresive e vazhdueshme  nga një ose më shumë njerëz. Sjellja agresive mund të jetë direkte ose indirekte.

Ngacmimet direkte mund të jenë verbal-e (ngacmime, thirrje emrash) ose fizike (goditje, shtyrje, shkatërrim i pronës personale). Ky lloj ngacmimi është më i zakonshëm ndërmjet meshkujve sesa femrave.

Ngacmimi indirekt apo ngacmimi social, përfshin përhapjen e zërave apo thashethemeve si dhe përjashtimin e dikujt nga aktivitetet.

Kjo lloj sjelljeje është më e zakonshme ndërmjet vajzave, dhe ka më shumë gjasa që të ndodhë pa praninë e mësuesve ose praninë e të rriturve të tjerë.

Ngacmimet e internetit

Çdo lloj ngacmimi apo frikësimi që ndodh përmes formave elektronike (p.sh. mesazheve, teksteve, e-mailit, rrjeteve sociale, blogjeve, çatit apo faqeve të internetit) është ngacmim interneti.

Shembujt e ngacmimit të internetit përshijnë, marrjen e e-maileve ose mesazheve kërcënuese, vjedhjen dhe përdorimin e rrjetit social të personave të tjerë dhe komunikimin në emër të tyre.

Ngacmimet e internetit mund të jenë veçanërisht dëmtuese për fëmijët që përdorin telefonin dhe kanë akses interneti. Ngacmimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe kudo.

Autorët e këtyre veprave duke qenë në gjendje për të ngacmuar anonimisht dhe pa kontakt ballë për ballë, shpesh veprojnë me më shumë guxim. Gjithashtu, mesazhet mund të transmetohen tek një audiencë e gjerë.

Pages: 1 2 3 4