Si të përballeni me ngërçet

Shumica e njerëzve kanë vuajtur përvojën e dhimbshme të ngërçit në këmbë, për të paktën një herë në jetën e tyre. Ngërçi është një spazmë e dhimbshme e muskujve, zakonisht në kofshë, por ndonjëherë muskujt e këmbëve që preken dhembin shumë. Ngërçi mund të ndodhë pas rritjes së nivelit të të ushtruarit dhe në të ushtruarit e zgjatur, sidomos në vapë.

Çfarë i shkakton ngërçet?

Ekzistojnë arsye të ndryshme se përse mund të ndodhin ngërçet. Mungesa e kripës është një shkak i njohur. Qarkullimi i dobët është një arsye tjetër dhe gratë shtatzëna janë më të prekura nga ngërçet. Megjithatë, është e zakonshme për ngërçet që të ndodhin pa një shkak specifik, veçanërisht me rritjen e moshës.

Ngërçet gjatë natës

Një nga format më stresuese të ngërçeve janë ngërçet gjatë natës, të cilat shpesh ngrenë personin nga gjumi (zakonisht shfaqet më tepër tek të  moshuarit ). Masat e thjeshta siç është masazh-i, shtriqja përpara të fjeturës dhe fjetja me këmbët kërrusur mund të ndihmojë.

Lirimi i ngërçeve

Kur ngërçet ndodhin është më mirë që të lirohen nëpërmjet shtriqjes së muskujve. Kur shputa është prekur, kjo mund të bëhet duke shtyrë gishtat përpara dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet masazhimit të muskujve. Edhe pse ato janë jashtëzakonisht të dhimbshme, dhimbjet e këmbëve më shumë se çdo gjë tjetër janë një telash. Për fat të mirë ato zakonisht nuk janë një shenjë serioze.