Një gotë verë mund t'ju ndihmojë të mbani veshkat e shëndetshme

Kërkuesit kanë zbuluar se një gotë e vogël verë në ditë, mund të ndihmojë edhe zemrën, tek ata që tashmë vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Studimet e reja tregojnë se një gotë verë herë pas here, mund të ndihmojë për t’i mbajtur veshkat të shëndetshme.

Studiuesit shtojnë se për ata që tashmë vuajnë nga një sëmundje e veshkave, e cila e vë personin në rrezik më të lartë për të patur probleme kardiovaskular-e, konsumi i moderuar i verës mund të ndihmojë me zemrën e tyre.

“Ata (me veshka të shëndetshme) që pinin më pak se një gotë verë në ditë, rreziku i tyre për të pasur sëmundje kronike të veshkave, ishte 37% më i ulët se i atyre që pinin më shumë verë”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Tapan Mehta, një praktikant i mjekësisë renal-e në Universitetin e Kolorados, në qendrën mjekësore Anschütz, në Aurora.

“Ata që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, të cilët pinë më pak se një gotë verë në ditë, kishin një rrezik 29% më të ulët të ndodhive kardiovaskulare (në krahasim me ata që nuk pinin verë)”, shtoi ai.

Mehta duhet të paraqesë gjetjet të mërkurën në një takim të Fondacionit Kombëtar të Veshkave në Las Vegas. Studimet e paraqitura në takimet mjekësore zakonisht shihen si paraprake deri kur të botohen në një revistë shkencore që vlerësohet nga specialistët e fushës.

Mehta dhe kolegët e tij shqyrtuan të dhënat nga vitet 2003-2006 Ekzaminimi i Shëndetit dhe Të Ushqyerit Kombëtar, të cilat përfshinin rreth 6,000 njerëz. Nga këta, rreth 1.000 kishin sëmundje kronike të veshkave.

Sëmundja kronike e veshkave e rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreth 26 milionë amerikanë vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave, shpesh e shkaktuar nga diabet-i dhe tensioni i lartë, sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Veshkave.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se pirja e moderuar lidhet me përfitimet për zemrën.

Pages: 1 2 3