Një shqyrtim i ri tregon se pilulat me marijuanë mjekësore, mund të lehtësojnë disa nga simptomat e sklerozës së shumëfishtë

Sipas udhëzimeve të reja pilulat dhe sprajet me marijuanë mjekësore mund të lehtësojnë simptomat e sklerozës multiple (MP-sklerozë e shumëfishtë), ndërkohë që shumë terapi të tjera alternative nuk kanë dhënë shumë rezultat, për të ulur dhimbjen dhe ngurtësinë e muskujve, që shpesh shoqëron sëmundjen.

Për të arritur në këtë përfundim, një grup i ekspert-ëve të Akademisë Amerikane të Neurologji-së ka shqyrtuar më shumë se 40 vjet kërkime në trajtimet alternative për sklerozën multiple (MS).

Përveç rekomandimeve në lidhje me përdorimin e marijuanës mjekësore, 9 ekspertë gjetën gjithashtu se ginkgo biloba mund të ndihmojë për të zbutur lodhjen e MS-së dhe refleksologji-a mund të lehtësojë simptoma të sklerozës së shumëfishtë, të tilla si ndjesi cimbimi, mpirje dhe ndjesi të tjera të pazakonta të lëkurës. Megjithatë, terapia me thumba blete dhe acidet yndyrore o, ega-3, japin dëshmi të dobëta për të mbështetur përdorimin e tyre.

“Është një praktikë shumë e zakonshme e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë, që të kërkojnë  terapi alternative”, tha autori kryesor i udhëzimeve, Dr Yadav Vijayshree, drejtoreshë klinik-e e Qendrës së Sklerozës së Shumëfishtë, në Universitetin e Shkencës dhe Shëndetit, në Portland.
“Problemi është se asnjëherë nuk ka pasur një rekomandim të bazuar në prova shkencore për pacientët ose ata që kujdesen për pacientët”, tha Yadav. “Ky është një hap i parë për të edukuar çdo audiencë”.

Udhëzimet janë publikuar në 25 mars në revistën Neurologjia.

Duke prekur më shumë se 2.3 milionë njerëz në mbarë botën, MS shkakton një shumëllojshmëri simptomash, të tilla si humbja e balancës, humbja e shikimit, probleme të zorrëve, të folur jo të qartë dhe mpirje, që mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Sëmundja e sistemit nervor qendror mendohet se shkaktohet nga një reagim inflamator i sistemit imunitar (sistemi imunitar), që sulmon indin nervor në tru dhe palcën kurrizore.

Pages: 1 2 3