Një studim i fundit ka treguar se një ilaç i ri kundër kancerit të gjirit duket i sigurt dhe efektiv kundër avancimit të sëmundjes
Në një studim fillestar, një medikament eksperimental për kancerin e gjirit ndaloi rritjen e sëmundjes dhe tkurri tumor-et, me më shumë se 30% tek disa pacientë.
Pilula bemaklibi, ishte e sigurt dhe e tolerueshme për gratë që kishin kancer të gjirit që ishte përhapur, ose ndryshe metastazim, në pjesë të tjera të trupit, në bazë të rezultateve të kësaj prove në fazën e parë.
“Ky është një trajtim oral për pacientët me kancer metastatik të gjirit”, tha kryesuesja e kërkimit Dr. Amita Patnaik, bashkë-drejtore e kërkimeve klinik-e në Departamentin e Kërkimeve të Përshpejtuara për Terapeutinë në Teksasin jugor, në San Antonio.
Ekspert-ët kanë sugjeruar se nëse këto rezultate janë të njëjta dhe rishfaqen në studimet e ardhshme, ka mundësi që pilula të zgjasë mbijetesën për gratë me kancer terminal të gjirit.
Medikamenti ishte veçanërisht i efektshëm për formën më të zakonshme të kancerit të gjirit, të quajtur kancer gjiri hormon-receptor pozitiv. Në këtë lloj kanceri, qelizat e kancerit rriten në përgjigje të hormoneve të estrogjenit dhe/ose progesteron-it.
Studimi përfshiu më shumë se 130 gra. Në përgjithësi, Patnaik tha se gjysma e tyre kishin kontrolluar rritjen e kancerit  dhe 25% prej tyre, kishin pësuar tkurrje të tumorit.
Ndryshe nga medikamentet standarte të kancerit, kjo është një pilulë që merret dy herë në ditë, e cila i lejon gratë që të vazhdojnë të jetojnë jetën e tyre të përditshme. Në të kundërt, ilaçet e tjera antikancer administrohen në rrugë intravenoz-e, në spital ose në klinikat e doktorëve. Një tjetër ndryshim, tha Patnaik, është se bemaciklibi është një terapi e shënjestruar, një lloj më i ri medikamenti farmaceutik, që është në gjendje të dallojë dhe të sulmojë më mirë qelizat specifike (bioshënjuesit; kemi folur në artikuj të tjerë për këto lloje medikamentesh).
“Rezultatet tona tregojnë se ky medikament mund të administrohet në mënyrë të sigurt për një periudhë të gjatë kohe dhe pacientët janë në gjendje të vazhdojnë me aktivitetet e tyre rutinë dhe kanë një cilësi të mirë jetese”, tha ajo.

Pages: 1 2 3