Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave për kolesterolin, po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se më parë

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave (medikamenteve që bllokojnë procesimin e kolesterol-it), po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se një dekadë më parë.

Një studim i ri ka zbuluar se shumë amerikanë, të cilët përdorin statina për të ulur kolesterolin, duket se besojnë që ata mund të hanë shumë ushqime jo të shëndetshme, pa patur asnjë pasojë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorën statina në vitet 2009-2010 konsumuan më shumë yndyra dhe kalori, se ata që i morën këto medikamente 10 vjet më parë. Kjo rritje e konsumit të kolarive dhe yndyrave nuk u vu re mes njerëzve që nuk i përdornin këto medikamente, u shprehën kërkuesit e Universitetit të Los Anxhelos-it në Kaliforni.

Analizat e të dhënave nga Vëzhguesit e Institutit të Shëndetit dhe Ushqyerjes, treguan se përdoruesit e statinave në vitet 2009-2010 kishin konsumuar 9.6% më shumë kalori dhe më shumë yndyrë se 14.4% e përdoruesve të statinave në vitet 1999-2000.

Përdoruesit e statinave në vitet 1999-2000 konsumonin më pak kalori dhe yndyrë se njerëzit të cilët nuk i kishin përdorur fare këto medikamnete, por ky raport nuk është më i njëjti, sipas studimit i cili u botua në internet në 24 prill në numrin e revistës Jama: Mjekësia e Brendshme dhe në të njëjtën kohë, u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë së Përgjithshme të Mjekësisë së Brendshme në Denver.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë për të treguar se njerëzit që përdorin statina konsumojnë më shumë kalori dhe yndyra se njerëzit që i përdornin të njëjtat medikamente dhjetë vjet më parë”, u shpreh autori i studimit Takehiro Sugiyama, një klinicist trajnues në Qendrën Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, në një deklaratë për shtyp nga UCLA (Universiteti i Los Anxhelos-it në Kaliforni).

“Statinat janë përdorur nga rreth një e gjashta e të rriturve. Ne mund të kemi nevojë të ritheksojmë rëndësinë e modifikimeve dietike për ata që janë duke i përdorur këto barna, tani që obezitet-i dhe diabet-it janë probleme të mëdha në shoqëri”, tha Sugiyama, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Pages: 1 2