Një variant i gjenit mund të dyfishojë riskun për Alzheimer tek gratë

Pasja e një kopje të një varianti të gjenit e rrit rrezikun për gratë për të zhvilluar sëmundjen Alzheimer shumë më tepër se burrat. Studiuesit e Universitetit të Stanford-it analizuan të dhënat e më shumë se 8 000 personave, shumica e të cilëve më të moshuar se 60 vjeç, të cilët u gjurmuan për një periudhë të gjatë në rreth 30 qendra të sëmundjes Alzheimer në të gjithë SHBA.

Në përgjithësi, pasja e një kopje të gjenit ApoE4 e rrit riskun e Alzheimerit. Por analiza e mëtejshme tregoi se gratë me një kopje të këtij varianti të gjenit kishte dy herë më shumë të ngjarë të prekeshin nga Alzheimer se sa ato që nuk e kishin këtë variant. Burrat me variantin ApoE4 kishin një risk pak të rritur të prekjes nga sëmundja Alzheimer, sipas një studimi të botuar në numrin e 14 prillit të Annals of Neurology.

Gjetjet mund të ndihmojnë për të përmirësuar të kuptuarit e shkaqeve bazë të sëmundjes së Alzheimerit, sipas autorit kryesor të studimit Dr. Michael Greicius, asistent profesor në neurologji dhe shkencat neurologjike.

Greicius vuri re se gratë ka shumë më tepër të ngjarë se sa burrat të preken nga Alzheimer dhe se kjo diferencë është pjesërisht për shkak të faktit se gratë priren të jetojnë më gjatë se burrat.
“Edhe pas korrigjimit për moshën, gratë duket se janë në një rrezik më të madh”, thotë Greicius.

Rezultatet sugjerojnë edhe se mjekët nevojitet të kenë qasje të ndryshme në trajtimin e grave dhe të burrave.

“Këto ditë, shumë vetë po bëjnë testime gjenetike në klinika të ndryshme. Njerëzit vijnë tek unë dhe thonë, “Unë kam gjenin ApoE4, çfarë duhet të bëj?” Në qoftë se ky person është burrë do t’i thoja atij se risku i tij nuk është i shtuar. Në qoftë se është grua, këshilla ime do të jetë e ndryshme”, thotë Greicius.

Midis 5 dhe 6 milionë amerikanë vuajnë nga Alzheimer dhe ky numër sipas ekspert-ëve, mundet që më shumë se të dyfishohet deri në mes të shekullit.