Nxemja dhe ftohja për ushtrimet

Periudhat e nxemjes dhe të ftohjes në mënyrë të përshtatshme janë pjesë e rëndësishme e programeve të ushtrimeve.

Nxemja

Përse bëhet nxemja?

Para se të filloni ushtrimet, trupi ka nevojë për një sërë rregullimesh. Këto përfshijnë:

  • Rritjen e ritmit të frymëmarrjes dhe të rrahjeve të zemrës;
  • Rritjen e reaksioneve të lëshimit të energjisë në muskuj; dhe
  • Nxitjen e fluksit të gjaku-t në muskuj, për t’i furnizuar ata me më shumë oksigjen dhe për të larguar mbetjet.

Këto rregullime nuk bëhen menjëherë, por kërkojnë disa minuta për të arritur në nivelet e nevojshme. Kështu që, qëllimi i nxemjes është të nxisë këto rregullime që të ndodhin ngadalë, duke filluar me sesionin e ushtrimeve në një nivel të lehtë dhe duke e rritur intensitetin në mënyrë graduale. Nëse i filloni ushtrimet në një nivel të fortë, pa nxemje, trupi do të jetë i përgatitur jo mirë për kërkesat e mëdha që kanë ushtrimet. Kjo mund të shkaktojë dëmtime dhe lodhje të panevojshme.

Çfarë është nxemja?

Nxemja zakonisht merr formën e disa ushtrimeve të lehta dhe më tej intensiteti rritet gradualisht.

Çfarë bën nxemja?

Një nxemje paraushtrimore:

  • Rrit fluksin e gjakut në muskuj, që lehtëson thithjen e oksigjenit dhe të lëndëve ushqyese;
  • Ngroh muskujt, që nxisin reaksionet e çlirimit të energjisë gjatë ushtrimeve dhe i bëjnë muskujt më të zhdërvjellët;
  • Përgatit muskujt për streçim;
  • Përgatit zemrën për rritjen e aktivitetit;
  • Ju përgatit mendërisht për ushtrimet e mëpasshme;
  • Hap rrugët e lidhjeve nervore–muskulore që të jenë të gatshme për ushtrime;
  • Parandalon stresin e panevojshëm dhe lodhjen që të shkojë në muskuj, zemër dhe mushkëri. Kjo mund të ndodhë nëse ushtrimet e forta bëhen pa nxemje.

Nxemja shikohet gjerësisht si një masë e thjeshtë që përgatit trupin për ushtrime me një intensitet të moderuar deri në një  intensitet të lartë dhe besohet se ndihmon në parandalimin e dëmtimeve gjatë ushtrimeve. Edhe pse ka pak të dhëna shkencore të qarta që nxemja parandalon dëmtimet, të dhënat gojore dhe logjike mund të sugjerojnë se nxemja duhet të reduktojë rrezikun dhe në rastin më të keq, të mos e shtojë atë.

Pages: 1 2 3 4 5