Nyjet: Sinoviali

sinoviale

Një nyje sinoviale është tipi i nyjeve midis kockave që lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, siç janë nyjet e gjymtyrëve (supet, ijet, bërrylat dhe gjunjët). Karakteristikë është kaviteti i nyjes i mbushur me lëng. Të tjera tipe të nyjeve lejojnë pak ose aspak lëvizje, përfshirë nyjet fibroze (midis kockave të kafkës) dhe nyjet kërcore (kartilagenoze) (midis brinjëve dhe kockave të gjoksit).

Një nyje sinoviale përbëhet nga:

  • Kërc-i, një material i butë kristalor që mbulon sipërfaqen e kockave. Ky vepron si një absorbues i goditjeve dhe redukton fërkimin kur kockat lëvizin te njëra tjetra.
  • Kapsula e artikulacion-it, një material fibroz që mbyll nyjen. Së bashku me ligament-et, tendinat (tendinë) dhe muskujt, kapsula mban kockat e nyjes së bashku.
  • Lëngu sinovial, një substancë e pastër që mbush kavitetin sinovial dhe ushqen dhe lubrifikon sipërfaqen e kartilage-ve kur ato lëvizin tek njëra tjetra, si një vaj lubrifikues i pistonit.
  • Membrana sinoviale (membranat sinoviale), një shtresë speciale qelizash që mbulon kapsulën e nyjes dhe prodhon të ashtuquajturin lëngu sinovial.

Pjesët lëvizëse të nyjeve sinoviale i bëjnë ato veçanërisht vulnerabël ndaj plagosjeve, ndrydhjeve, ku ligamentet fillojnë dhe zgjaten apo dëmtohen dhe këputjet e tyre.

Nyjet sinoviale mund të inflamohen dhe kjo quhet artrit. Ka më shumë se 100 tipe të ndryshme artritesh, që shfaqen në pjesë të ndryshme të nyjeve. P.sh. në osteoartrit-e, kartilagia fillon dhe vishet, ndërsa në artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid) sistemi imun i trupit godet membranë-n sinoviale. Megjithatë, shumë tipe artriti kanë simptoma të ngjashme fillestare– dhimbje nyjesh, ënjtje dhe ngërç.